Home / Sport / Sot hidhet shorti për Kampionatin Botëror në futboll

Sot hidhet shorti për Kampionatin Botëror në futboll

Në Kejptaun të Afrikës Jugore në mbrëmjen e sotme do të hedhet shorti me të cilin do të formohen grupet për Kampionatin Botëror në futboll “Afrika e Jugut 2010”.

Komiteti organizues i bëri të ditur përbërjet e katër vazove për Mundialin e 19-të me radhë, që verën e ardhshme do të mbahet në Afrikën Jugore.

Si bartës janë ranguar reprezentacionet e Brazilit, Spanjës, Holandës, Italisë, Gjermanisë, Argjentinës, Anglisë dhe Afikës Jugore.

Në vazon e dytë janë përfaqësuesit e Azisë dhe Amerikës Veriore dhe Qendrore, Japonia, Koreja e Jugut, Koreja e Veriut, Australia, SHBA-të, Meksika, Hondurasi dhe Zelanda e Re.

Seleksionet afrikane dhe latinoamerikane janë vendosur në vazon e tretë: Algjeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Nigeria, Kili, Paraguai dhe Uruguai.

Përfaqësuesit evropian Danimarka, Franca, Greqia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Zvicra do të tërhiqen nga vazoja e katërt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *