Home / Lajme / Maqedoni / ‘Svenska dagbladet’: Maqedonia është Nyje gordiane për BE-në

‘Svenska dagbladet’: Maqedonia është Nyje gordiane për BE-në

Geteburg, 6 dhjetor
Jorgos Papandreu, i cili ka mazhorancë stabile deri në vitin 2014, duhet të impenjohet për qëndrim të hapur. Ai mezi do të kishte hapësirë të vendosë veto nëse kryeministri suedez Rainfeld dhe ministri i Punëve të Jashtme Karl Bild tregojnë aftësi kreative në lidhje me çështjen për emrin. Bild dhe Rainfeld, shkruan “Svendska dagbladet”, papritmas do të mund të regjistrohen në histori nëse me një goditje të Aleksandrit e presin nyjen.

Javën e ardhshme agjenda e BE-së zgjerohet nga të gjitha anët dhe kulminon me samitin e shefave të shteteve dhe qeverive, i cili, gjegjësisht do të mund të shndërrohet në antiklimaks të vërtetë, shkruan sot gazeta ditore suedeze “Svenska dagbladet”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Geteburgu.

Zhvillim i këtillë nuk pritej. Kryeministri suedez Fredrik Rainfeld në Kopenhagë duhej me sukses t’i fillojë negociatat finale, duke e kurorëzuar mandatin kryesues të Suedisë përmes reprezantimit të lidershipit global të BE-së në politikën klimatike.

Por, politika gjatë disa muajve të fundit nuk ka lënë shumë hapësirë për optimizëm dhe shkaktoi plasaritje serioze rreth pritjeve të mëdha nga samiti klimatik.

Samitin e BE-së, në vend të kurorëzimit të dëshiruar, tani e pret atmosferë e njëtrajtshme dhe e shtypur me ndonjëherë probleme vështirë të pranueshme të cilat me vite e ngarkojnë agjendën.

Njëri prej këtyre problemeve, të cilat kryesimi suedez do të duhej të përpiqet t’i zgjedhë, ka të bëjë me Maqedoninë.

Të hënën Maqedonia do të gjendet në agjendën e Këshillit të BE-së përmes formulimeve vështirë të kuptueshme. Këshilli do të duhet të marrë qëndrim rreth rekomandimeve të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë. Çështja më pas duhet të jetë prezente edhe në samitin e BE-së javën e ardhshme.

Problemi është, gjegjësisht, kontesti 20-vjeçar për emrin i cili kthehet mbrapa deri tek prezantimet historike për Maqedoninë dhe mbretërinë e Aleksandrit të Madh. Për ta lidhen identitetet nacionaliste dhe simbolet të cilat në masë të madhe aktualizohen nga ana e liderëve politikë në Athinë dhe Shkup.

Nëse do ju besohej propagandave më esktravagande, Ballkani do të mundej të destabilizohej nga kjo çështje. Nga ana tjetër, shumë vëzhgues të jashtëm të ftohtë dhe të rezervuar vlerësojnë se dy palët kanë baza të dobëta për pretendimet e veta për monopolizimin e trashëgimisë së Aleksandrit të Madh.

Njëkohësisht, tani ekziston mundësi historike për gjetjen e zgjidhjes për këtë nyje gordiane. Marrëdhëniet në mes Athinës dhe Shkupit duket se janë normalizuar dhe kryeministri i ri grek Papandreu do të dëshironte ta ndryshojë imazhin për vendin e vet si mohues i vazhdueshëm dhe shkaktues i konfliktit në BE dhe NATO. Më shumë se kurëdoherë deri më tani, Papandreu duhet t’i tërheqë simpatitë në kuadër të BE-së që të ballafaqohet me krizën financiare shtetërore në Greqi. Si anëtare në eurozonë, Greqia praktikisht rrezikon të bjerë nën udhëheqësi të obligueshme që të parandalohet bankroti shtetëror. Është e rëndësishme të përmendet fakti se Greqia është edhe pranuesi më i madh i mbështetjes rajonale nga arka e BE-së.

Jorgos Papandreu, i cili ka mazhorancë stabile deri në vitin 2014, duhet të impenjohet për qëndrim të hapur. Ai mezi do të kishte hapësirë të vendosë veto nëse kryeministri suedez Rainfeld dhe ministri i Punëve të Jashtme Karl Bild tregojnë aftësi kreative në lidhje me çështjen për emrin. Bild dhe Rainfeld, shkruan “Svendska dagbladet”, papritmas do të mund të regjistrohen në histori nëse me një goditje të Aleksandrit e presin nyjen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *