Home / Lajme / Maqedoni / Takim i presidentit Ivanov me kryeministrin shqiptar Sali Berishën

Takim i presidentit Ivanov me kryeministrin shqiptar Sali Berishën

Kopenhagë, 17 dhjetor
Ivanov theksoi se në periudhën e ardhshme përqëndrimi duhet të vendoset në lidhjen infrastrukturore të dy vendeve (udhëtare dhe hekurudhore), e cila ka edhe implikime pozitive në bashkëpunimin ekonomik

Urim Hasipi
Presidenti Gjorge Ivanov sot në margjinat e Samitit për ndryshime klimatike të KB-së në Kopenhagë realizoi takim bilateral me kryeministrin shqiptar Sali berishën, në të cilën u shqyrtuan mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm midis dy vendeve.

Ivanov theksoi se në periudhën e ardhshme përqëndrimi duhet të vendoset në lidhjen infrastrukturore të dy vendeve (udhëtare dhe hekurudhore), e cila ka edhe implikime pozitive në bashkëpunimin ekonomik.

Republika e Maqedonisë, shtoi ai, është e vetëdijshme për gjithë kompletizmin e marrëdhënieve të Ballkanit dhe është e përkushtuar të ndërtojë ura që t’i përforcojë lidhjet dhe ta avancojë bashkëpunimin me të gjithë fqinjët e saj, për shkak se ky është përcaktimi i shtetit me karakter strategjik.

Kryetari i Qeverisë shqiptare, Berisha shprehi kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të dy vendeve duke treguar gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme.

Berisha u falënderua për ndihmën e ofruar dhe mbështetjen për procesin eurointegrues si dhe në përvojat për zbatimin e kritereve për liberalizim të vizave.

Ai shprehi falënderim dhe respekt të lartë për vendimin e Republikës së Maqedonisë në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, si dhe nga demarkacioni i përfunduar i kufirit, gjëra të cilat jashtëzakonisht vlerësohen si nga Shqipëria, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Me këtë Republika e Maqedonisë, shtoi Berisha, e konfirmon përkushtueshmërinë e saj në prosperitetin dhe stabilitetin rajonal.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për dialog intensiv politik si alternativë të pazëvendësueshme për realizimin e qëllimeve të dy vendeve të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *