Home / Lajme / Rajon / Takohemi në Facebook!

Takohemi në Facebook!

16 dhjetor-
Facebook-u i ngjan një thike, e cila është e mirë kur përdoret për qëllime të mira, si për shembull për të prerë bukën, por bëhet e keqe kur do të godasësh dikë. Për më tepër kur këtë qëllim të keq e përdor me vetëdije është një shpërdorim i hapur i një mjeti që në kuptimin e parë ka një mision human, për të afruar njerëzit me njëri-tjetrin. Ne shqiptarët përshtatemi shpejt me të renë dhe e përdorim atë sipas interesave tona, por një gjë është e sigurt, që jemi maniakë të manirave. Kush e di çfarë do të dalë pas facebook-ut dhe ne kemi për të qenë sërish ndër të parët që do mbajmë radhë për të ndjekur “modën”.

Tirana Observer

Një mani lajthitëse na ka lënë pa punë dhe pa gjumë. Të bisedosh në kohë reale me miqtë e tu kudo në botë, të ndash mesazhe vizive dhe zanore me ta në të qindën e sekondës, të arkivosh dokumente dhe kartela personale audio-pamore, të marrësh mesazhe politike, të peshkosh njerëz të panjohur… Rreth një vit më parë, as nuk të shkonte në mendje të gjeje një vend më të mirë se shtëpia ose lokali aty pranë për tu çlodhur. Por hamendjet u përmbysën. Jetët tona rrotullohen rreth Facebook-ut.

Më shumë se e jashtëzakonshme, një virus i tmerrshëm që zor se i gjendet terapia. Kjo është emocionuese! Ky brez po përfiton shumë nga superteknologjia, por ajo çka është më interesante për të parë se si këto platforma do të zhvillojnë brezin e ardhshëm, i cili pa dyshim do ta thellojë nevojën për aplikimin e zhvilluesve të mjeteve më të mira të infrastrukturës, ofrimin e rrjeteve, duke shërbyer në fuqizimin e sistemeve. Por pyetja që po më mundon këto ditë është te miqësia dhe armiqësia e dukshme ose e padukshme e këtij fenomeni që po na ngërthen keqazi. Pa mëdyshje them që facebook-u është një përbërës i pakufishëm i botës moderne që ndikon në kohën tonë të lirë, dijen, kulturën tonë dhe na informon mbi gjithçka. Kjo platformë interneti ka potencial të konsiderueshëm për të përfshirë dhe angazhuar udhëheqësit e opinionit, të cilët në këmbim influencojnë mendimet dhe sjelljet e të tjerëve. Instituti për Politikë, Demokraci dhe Internet, thotë se qytetarët politikë virtualë “Online Political Citizens” (OPCs) kanë gjasa 7 herë më të mëdha për të shërbyer si udhëheqës të opinionit publik mes të afërmve dhe kolegëve të tyre.

Facebook-u shënon mbi 200 milionë përdorues dhe nga këta disa jemi ne shqiptarët, që si për të hequr stresin e ditës, zhurmën e pafund të televizioneve me debatet e tyre publike, problemet e qytetit dhe fshatit tonë, e përdorim si mikun e kohës së lirë. Brenda kësaj miqësie ka një edhe armiqësi të padukshme. Jo vetëm në formalitetin praktik, por mbi të gjitha në çështjen e privatësisë dhe të keqpërdorimit të kohës. Për ne shqiptarët koha është gjëja më e shtrenjtë, një kohë që duhet shfrytëzuar për të ndërtuar të ardhmen e vendit sepse duam të rendim, qoftë edhe përmes komunikimit të shpejtë. Porse në këtë të vërtetë, ka edhe një aspekt të rëndësishëm, përdorimin e keq të kohës. Sidomos nëpër zyrat e administratës ku facebook-u po kthehet si fjalëkryqet e dikurshme të gazetave. Mania për të “vrarë” kohën me biseda të kota, neglizhim të punës, reklamime herë-herë pa vlerë të gjërave personale, e kanë kthyer ambientin e pritjeve publike në një duzinë mesazhesh facebook-u.

Facebook-u i ngjan një thike, e cila është e mirë kur përdoret për qëllime të mira, si për shembull për të prerë bukën, por bëhet e keqe kur do të godasësh dikë. Për më tepër kur këtë qëllim të keq e përdor me vetëdije është një shpërdorim i hapur i një mjeti që në kuptimin e parë ka një mision human, për të afruar njerëzit me njëri-tjetrin. Ne shqiptarët përshtatemi shpejt me të renë dhe e përdorim atë sipas interesave tona, por një gjë është e sigurt, që jemi maniakë të manirave. Kush e di çfarë do të dalë pas facebook-ut dhe ne kemi për të qenë sërish ndër të parët që do mbajmë radhë për të ndjekur “modën”.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *