Home / Lajme / Botë / Të paktën 800 raste të vdekjes nga gripi i ri janë regjistruar në botë javën e kaluar

Të paktën 800 raste të vdekjes nga gripi i ri janë regjistruar në botë javën e kaluar

Gjenevë, 12 dhjetor
Nga marsi dhe prilli, kur në Meksikë dhe SHBA u paraqitën rastet e para të infektimit me këtë virus, në botë nga gripi i ri jetën e kanë humbur të paktën 9.596 njerëz.

Urim Hasipi
Të paktën 800 raste të reja të vdekjes, të shkaktuara nga virusi i gripit të ri A(H1N1) janë regjistruar në botë në shtatë ditët e kaluara, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nga marsi dhe prilli, kur në Meksikë dhe SHBA u paraqitën rastet e para të infektimit me këtë virus, në botë nga gripi i ri jetën e kanë humbur të paktën 9.596 njerëz.

E para në listë sipas numrit të rasteve të vdekjes është SHBA-ja – të paktën 6.130 të vdekur, ndërsa në Evropë janë regjistruar të paktën 1.242 raste të vdekjes.

– Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj, të dyshimtë për influencën A(H1N1). Gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve të sapopranuar, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, është stabile, përveç te një pacient, i cili është me formë më të vështirë të pneumonisë dhe është vendosur në respirator. Në Klinikë në këtë moment mjekohen 83 pacientë.

Në sektorin infektiv në Spitalin ushtarak janë përkujdesur edhe katër pacientë, të dyshimtë për influencën A(H1N1). Të gjithë pacientët e sapopranuar janë në gjendje stabile shëndetësore. Numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në këtë spital është 21 persona me simptoma të gripit.

Në Klinikën për sëmundje fëmijërore në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 11 pacientë të rinj dhe aty në këtë moment mjekohen 60 pacientë me simptoma të gripit (prej moshës gjashtëmujore deri pesëvjeçarë). Të gjithë pacientët e sapopranuar janë me fotografi më të lehtë klinike, përveç katër personave, të cilët kanë formë më të vështirë të pneumonisë.

Në Institutin për sëmundje të mushkrive të bardha te fëmijët – Kozle, gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar edhe gjashtë pacientë të rinj me formë më të lehtë të pneumonisë dhe aty në këtë moment mjekohen 42 fëmijë

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *