Home / Lajme / Botë / Temperatura në Kanadanë perëndimore ka rënë deri në pothuajse 60 gradë nën zero

Temperatura në Kanadanë perëndimore ka rënë deri në pothuajse 60 gradë nën zero

Otavë/Moskë,17 dhjetor-
Meteorologët në qytetin Edmonton – qendër administrative e provincës perëndimore Alberta, matën temperaturë prej 46,1 gradë Celsius nën zero. Nëse merret parasysh era e ftohtë, temperatura ka rënë deri në minus 58,1 gradë.

Temperatura në Kanada ka rënë për pothuajse 60 gradë nën zero, ndërsa zhiva në termometrat në rajonin e Moskës po afrohet deri në minus 30 gradë.

Vala e ftohtë, e cila a kaploi Kanadanë perëndimore, po lëviz drejt lindjes, transmetuan agjencitë.

Meteorologët në qytetin Edmonton – qendër administrative e provincës perëndimore Alberta, matën temperaturë prej 46,1 gradë Celsius nën zero. Nëse merret parasysh era e ftohtë, temperatura ka rënë deri në minus 58,1 gradë.

Fronti i ftohtë po afrohet nga provinca lindore Kvebek. Pritet temperatura në Montreal nesër të bie deri në 19 gradë nën zeron, ndërsa të premten gjatë natës- edhe nën pragun e minus 20 gradëve.

Mbulesa e dëborës në provincën tjetër lindore – Ontario, të hënën, arriti një metër.

Në rajonin e Moskës gjatë natës së mbrëmshme është matur temperaturë e ajrit prej minus 29 Gradë celsius, transmeton ITAR-TASS.

Termometrat treguan gjendje të këtillë në dy vende të matura – në rajonin e fshatit Çersuti, në krahinat lindore të Podmoskovjes, rreth aeroportit “Domodedovo”.

Temperatura më e ulët në datën e sotme në kryeqendrën ruse është matur në vitin 1997 – minus 28,8 gradë.U.H

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *