Home / Sport / Tërhiqet shorti për botërorin 2010

Tërhiqet shorti për botërorin 2010

Në Kejptaun të Afrikës së Jugut është hedhur shorti për kampionatin botëror të vitit 2010, i 19-ti në historinë e futbollit, ku në një ceremoni spektakulare 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Zbardhen grupet e finaleve të kampionatit botëror të futbollit “Afrikë e Jugut 2010”.
Botërori do të startojë me ndeshjen e grupit A Afrika e Jugut-Meksikë, më 11 qershor. Grupi i “ferrit” i dalë nga ky short është ai G, ku ndodhen Brazili, Koreja e Veriut, Bregu i Fildishtë dhe Portugalia.

Ndërkohë, në grupin A përveç Afrikës së Jugut e Meksika, ndodhen edhe Uruguai dhe nënkampioni aktual i botës, Franca.

Në grupin B, Argjentina do të përballet me Nigerinë, Greqinë dhe Korenë e Jugut, ndërsa në grupin C ndodhen Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Algjeria dhe Sllovenia.

Një tjetër grup tepër i fortë, është ai D, ku ndodhen Gjermania, Australia, Serbia dhe Gana.

Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni përbëjnë grupin E, ndërsa në grupin F ndodhet kampionia e botës në fuqi, Italia, së bashku me Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.

Grupi i fundit, H, përbëhet nga kampionia e Evropës, Spanja, Zvicra, Hondurasi dhe Kili.

Kampionati botëror i vitit 2010 do të zhvillohet në datat 11 qershor deri më 11 korrik. Ai organizohet për herë të parë në kontinentin afrikan.

Grupi A
1. Afrikë e Jugut
2. Meksikë
3. Uruguaj
4. Francë

Grupi B
1. Argjentinë
2. Nigeri
3. Kore e Jugut
4. Greqi

Grupi C
1. Angli
2. SHBA
3. Algjeri
4. Slloveni

Grupi D
1. Gjermani
2. Australi
3. Serbi
4. Ganë

Grupi E
1. Holandë
2. Danimarkë
3. Japoni
4. Kamerun

Grupi F
1. Itali
2. Paraguaj
3. Zelandë e Re
4. Sllovaki

Grupi G
1. Brazil
2. Kore e Veriut
3. Bregu i Fildishtë
4. Portugali

Grupi H
1. Spanjë
2. Zvicër
3. Honduras
4. Kili

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *