Home / Lajme / Maqedoni / Testimi ekstern sërish anulohet, publikohet konkurs për nxënësit për shkollat e mesme profesionale

Testimi ekstern sërish anulohet, publikohet konkurs për nxënësit për shkollat e mesme profesionale

29 dhjetor, 2009
“Do të duhet, për fat të keq edhe një vit ta anulojmë testimin ekstern. Në konton e arsimit të Republikës së Maqedonisë do të vendosim edhe një vit në të cilin nuk do të mundemi realisht të kuantifikohen njohuritë edhe një vit në të cilin do të marrim një qind për qind lëshim në vlerësimin e disa arsimtarëve”, tha Todorov.

Urim Hasipi
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e anuloi projektin testimi ekstern, kumtoi sot në konferencën për shtyp ministri resor Nikolla Todorov. Vendimi është pasojë e mosjelljes së djeshme të ndryshimeve të ligjit për arsim fillor dhe të mesëm, të cilat nuk u mbështetën nga deputetët e partnerit të koalicionit BDI.

“Do të duhet, për fat të keq edhe një vit ta anulojmë testimin ekstern. Në konton e arsimit të Republikës së Maqedonisë do të vendosim edhe një vit në të cilin nuk do të mundemi realisht të kuantifikohen njohuritë edhe një vit në të cilin do të marrim një qind për qind lëshim në vlerësimin e disa arsimtarëve”, tha Todorov.

Testimi ekstern parasheh kontroll të njohurive të nxënësve që të vlerësohet sa arsimtarët objektivisht e vlerësojnë. Përpjekja e parë të vendoset në shkollat fillore dhe të mesme nuk kaloi në Gjykatën Kushtetuese në maj të këtij viti, i cili shqiptoi masë të përkohshme për ndalimin e testimit ekstern, ndërsa projekti u anulau për në fund të këtij viti shkollor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës sot shpalli konkurs për përpunimin dhe dhënien e 534 teksteve shkollore për lëndët nga 14 profesione, për vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në shllokat e mesme profesionale.

Konkursi përfundon më 1 mars të vitit 2010. Tekstet shkollore do të jenë pa pagesë dhe pritet të jenë gati deri në fillim të vitit të ardhshëm. Projekti i kushton MASH-it rreth 90 milionë denarë. Numri i kopjeve për secilin nga 534 tekstet shkollore do të varet nga numri i nxënësve të cilët do të regjistrohen në një profesion të caktuar.

MASH-i e ka bërë edhe llogarinë si dhe çmimin për të cilin është i gatshëm t’u paguajë autorëve. Ai është vendosur në konkurs dhe është ndarë në tre grupe – deri 2.000 euro, 2.500 dhe 3.000 euro për të drejtën autoriale për një libër, varësisht nga fondi i orëve i cili e mbulon tekstin shkollor.

“Bëhet fjalë për njërin nga projektet më të mëdha të cilët i kemi ndërmarrë për shkak të përmirësimit kualitativ të kushteve për edukim në Maqedoni. Më shumë se dy dekada nxënësit në shkollat e mesme profesionale është dashur të mësojnë nga skriptat dhe prej shkrimeve të pautorizuara, duhej ta shkruanin atë që ua diktonin arsimtarët. Sot këtë padrejtësi e rregulluam. Shkollat e mesme profesionale janë ndër shtyllat mbajtëse për zhvillimin e ekonomisë në Republikën e Maqedonisë dhe vetëm arsimi i mirë i mesëm i zbatuar mund të jetë në funksion të biznesit dhe të zhvillimit ekonomik dhe të përgjithshëm”, tha ministri Todorov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *