Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi është takuar me Cërvenkovskin por pa ndonjë marrëveshje

Thaçi është takuar me Cërvenkovskin por pa ndonjë marrëveshje

Tv Koha, Tetovë, 8 dhjetor-
“Jam takuar para disa ditëve me Cërvenkovskin, me të cilin kemi pasur një bisedë shumë të gjatë, të rëndë dhe të vështirë.Në asnjë milimetër nuk arritëm të merremi vesh.Unë nga përvoja e mohova, vendosjen e taktikave të numrave se më tutje do të bëhet.E njoh atë logjikë, e kam përjetuar atë teori politike edhe në praksë, duke filluar prej te Gligorovi, I cili thoshte së pari të shkuptemi prej Sërbisë e pastaj çështjet e shqiptarëve do të zgjidhen.Jam takuar në restoran “Dora”, dhe Cërvenkovski erdhi në cilësinë e liderit të opozitës, e dyta erdhi sipas tij, si një politikan me përvojë dhe serioz I shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe e treta erdhi për mundësitë e bashkëpunimit.Nuk arritëm në pika të marrëveshjes, por kjo nuk do të thotë se u prishëm keq, insistimi im që njehërë e përgjithmonë, që të definohet statusi juridik dhe politik I shqiptarëve në këtë shtet.

Urim Hasipi
Pjesëmarrja e PDSH-së në qeverinë e vitot 2006, ka qenë një gabim strategjik.Ndërsa për pjesëmarrje në ndonjë qeveri të ardhshme të kësaj partie, do të duhet të pranohet projekt marrëveshja e kësaj partie.Nëse zgjedhjet mbahen nesër apo pasensë atëherë PDSH-ja do të jetë fituese.Këto kanë qenë komentet e liderit të PDSH-së Menduh Thaçi, të bëra në emisionin Mejdani, në televizionin Koha, ku ishtin të ftuar edhe gazetarë të redaksive të ndryshme.

“Pjesëmarrja në qeveri e PDSH-së në vitin 2006 ishte një gabim strategjik.Më shumë kam dashur që kjo pjesëmarrje të jetë pozitive dhe deformimin e procesit t`a kthejë aty ku duhet.Unë e di se kundërshtarët e mi kanë menduar se jam naiv duke bërë pas shpinës time marrëveshje.Kjo politikë kaq aggressive e VMRO-DPMNE-së ka qenë e projektuar që të ekzekutohet qysh në vitin 2006/07.Nuk arriti të ekzekutohet sepse kishte një rrezistencë të jashtëzakonshme të PDSH-së dhe ajo qeveri ishte e përmbushur ditë e natë me konflikte.Në anën tjetër ky defaktorizim I shqiptarëve më lejoni të them se është si pasojë e vitit 2001”, tha kreu I PDSH-së Menduh Thaçi.

Kreu I PDSH-së ka pranuar se është takuar me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski, por jo në selinë e PDSH-së por në restoran Dora.Sipas Thaçit, takimi me Cërvenkovskin ka qenë tepër I rëndë.
“Jam takuar para disa ditëve me Cërvenkovskin, me të cilin kemi pasur një bisedë shumë të gjatë, të rëndë dhe të vështirë.

Në asnjë milimetër nuk arritëm të merremi vesh.Unë nga përvoja e mohova, vendosjen e taktikave të numrave se më tutje do të bëhet.E njoh atë logjikë, e kam përjetuar atë teori politike edhe në praksë, duke filluar prej te Gligorovi, I cili thoshte së pari të shkuptemi prej Sërbisë e pastaj çështjet e shqiptarëve do të zgjidhen.Jam takuar në restoran “Dora”, dhe Cërvenkovski erdhi në cilësinë e liderit të opozitës, e dyta erdhi sipas tij, si një politikan me përvojë dhe serioz I shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe e treta erdhi për mundësitë e bashkëpunimit.Nuk arritëm në pika të marrëveshjes, por kjo nuk do të thotë se u prishëm keq, insistimi im që njehërë e përgjithmonë, që të definohet statusi juridik dhe politik I shqiptarëve në këtë shtet.

Lideri I PDSH-së ka theksuar se edhe nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohëshme PDSH-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve sepse, oferta e kësaj partie është se Menduh Thaçi do të jetë kryeministër I Shqiptarëve.

Unë tash bashkë me partinë, do të kërkoj votat se unë do të jem kryeministër I shqiptarëve, dhe nëse ndonjë kryeministër maqedonas dëshiron të meremi vesh do të merremi, por nëse nuk të merremi vesh atëherë nuk do të merremi vesh.Fijaskot e tjerëve do ta rikthejnë PDSH-së si forcë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni.Kusht për hyrje në qeveri do të jetë projekt marrëveshjes.Nuk do të fillojmë në apsketet teknike për formim të qeverisë nëse nuk pranohet marrëveshja e Ohërit.

Lidhur me kontestin e emrit, Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi, ka deklaruar se ne si PDSH skemi treguar asnjë interesim.”Të gjitha deklarimet se edhe shqiptarët duhet të jenë pjesë e bisedimeve janë joserioze.PDSH ka ndenjur heshtur se Greqia e bën punën më të madhe.Pozicionin I Greqisë shkon në llogari të platormës së PDSH-së, që nga viti 1993”, tha Thaçi, gjatë emisionit të mbrëmshëm në televizionin Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *