Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi me plan trepikësh për dalje nga kriza

Thaçi me plan trepikësh për dalje nga kriza

9 dhjetor-
Sipas tij, plani për dalje nga kjo krizë ka tre pika. E para, Qeveria të japë dorëheqje pasi e ka humbur legjitimitetin, e dyta Ali Ahmeti dhe BDI të tërhiqen nga pushteti dhe e treta bashkësia ndërkombëtare të mendojë të vendos protektorat në Maqedoni.

Urim Hasipi
Pas vendimit të Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian, që Maqedonia të mos marrë datë për fillimin e negociatave, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi me konstatimin se janë humbur të gjitha gjasat për marrjen e datës dhe se shteti ndodhet në krizë.

Sipas tij, plani për dalje nga kjo krizë ka tre pika. E para, Qeveria të japë dorëheqje pasi e ka humbur legjitimitetin, e dyta Ali Ahmeti dhe BDI të tërhiqen nga pushteti dhe e treta bashkësia ndërkombëtare të mendojë të vendos protektorat në Maqedoni.

Ai konfirmoi se para disa ditëve ka pasur takim me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe se kanë biseduar për gjendjen aktuale politike, por se për shumë çështje nuk janë pajtuar.

Thaçi sqaroi se me Cërvenkovskin kanë mendim të përbashkët se situata është e vështirë dhe se janë humbur të gjitha gjasat për marrjen e datës. Sipas tij, edhe ai edhe Cërvenkovski kanë konstatuar se pushteti aktual nuk ka guxim, e as kapacitet për kompromise dhe vendime historike.

Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, është duke e përmbushur misionin historik të VMRO-DPMNE-së që nga themelimi I saj dhe ky mision është shkatërimi I Maqedonisë dhe bashkëngjitja e saj me Bullgarinë.Këtë e ka deklaruar kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, në një pres konferencë kushtuar dështimit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE

“Shumë njerëz janë të habitur dhe të çuditshëm me strategjinë e zotërit Gruevski dhe të VMRO-DPMNE-së, por unë nuk jam I habitur sepse Gruevski është duke e përmbushur misionin historik se pse është formuar VMRO-DPMNE-së para 100 vjetësh dhe ajo është formuar që të mos ekzistojë kjo Maqedoni dhe t`I bashkangjitet Bullgarisë.Në aspektin e daljes nga kjo situatë mendoj se e para duhet të jetë që të jep dorëheqje urgjente kjo qeveri për shkak të mos realizimit të procesit integrues.E dyta mendoj se zoti Ahmeti urgjentisht, pra e ka momentin e fundit që të tërhiqet prej kësaj qeverie e cila përveç se u dëshmua se thellësisht është anti shqiptare tash e mori vulën e se është thellësisht ani NATO dhe anti BE.Apeloj deri tek bashkësia ndërkombëtare që seriozisht të shqyrtojnë propozimin e PDSH-së, që Maqedonia të vendoset në një protektorat ndërkombëtar urgjentisht”, deklaroi Thaçi, në një pres konferencë kushtuar dështimit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kreu I partisë shqiptare në opozitë, ka theksuar se subjekti që drejton ai, vazhdon të bëjë një politikë të drejtë dhe konstruktive dhe do të vazhdohet të animohen njerëzit se shqiptarët kanë platformën e re të PDSH-së dhe për këtë do të animojmë edhe bashkësinë ndërkombëtare, tha Thaçi.

“PDSH dallon nga BDI, sepse kjo parti është e thelluar në politikat antishqiptare dhe është dëshmuar se nuk punon për intersat madhore të shqiptarëve që nuk I ka ndodhur asnjëherë PDSH-së”, deklaroi lideri I PDSH-së.

Ai, sjelljet e politikanëve dhe analistëve maqedonas pas huqjes së marrjes së datës për fillimin e bisdemeve I ka krahasuar me sjelljet e sërbëve gjatë vitit 89, në Universitetin e Prishtinës.”Pra komplet u kopjua ajo çmenduri.Shahet dhe fyhet Bashkimin Evropian, mendoj se kjo çon drejt një situatë shumë tragjike.Për atë bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë me urgjencë, që të parandaloj këto situata dhe nuk shoh mënyrë tjetër përveç vendosjes së protektoratit”, nënvizoi kreu I PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *