Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Viti 2010 do të jetë më i vështirë se ky vit

Thaçi: Viti 2010 do të jetë më i vështirë se ky vit

Tetovë, 28 dhjetor
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në takimin e sotëm para Vitit të Ri me gazetarët tha se pas nesh mbetet vit i vështirë, por se viti 2010 do të jetë edhe më i vështirë edhe në planin politik, edhe në atë ekonomik.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe për bisedat rreth dallimeve për emrin e Maqedonisë, Thaçi tha se edhe opozita edhe pushteti manipulojnë me qytetarët dhe vazhdimisht i gënjejnë, sepse fshehin nga ta se po bisedohet edhe për ndryshim të Kushtetutës dhe gjuhës dhe identitetit.

“Për shqiptarët nuk është problem nëse maqedonasit janë antikë ose sllavë, por dallimet e tilla janë problem për ardhmërinë e shtetit”, tha Thaçi, duke shtuar se për shqiptarët identiteti është gjuha e tyre.

Sipas liderit të PDSH-së, tërë kjo punë po bëhet për shkak të lojërave ditore politike që ta mbrojnë rejtingun e tyre të qytetarët.

Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit, kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ndonëse në fajlimin e tij shumë të shkurtë ka thënë se nuk do të ndalet në çështjet politike, megjithatë ai duke uruar qytetarët për një vit të mbarshëm ka theksuar se në vitin 2010, me të vëretët nuk do të ketë luftë të tretë botërore por kjo qeveri do të bjerë.

Lideri Thaci tha se nuk do ta ngarkoj këtë konferencë me politikë pasi më tepër është solemne .

“Kam dëshirë që gjithë qytetarëve tu dëshiroj suksese ,shendet në në vitin e ardhshëm dhe t’i përgatis se viti i ardhshëm do të jetë një vit shumë i rëndë për të gjithë ne “ u shpreh kreu i PDSH-së.

Në këtë konferencë vjetore kanë marrë pjesë edhe krerët më të lartë të Partisë për Prosperitet Demokratik, në krye me Sejfedin Harunin.
Ndërkaq, kreu I PDSH-së më pas është ndalur edhe një brifing me gazetarët dhe ka dhënë pergjigje në disa tema aktuale në Maqedoni dhe Kosovë.

“Duke njohur rrethanat politike dhe mentalitetin e Gruevskit, mendoj se ai do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.Ai luan një lojë ku dëshiron që BDI-ja, të tërhiqet vetë dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme, por BDI, është e qartë se nuk do të braktis qeverinë” tha Thaçi, në brifingun me gazetarët.

Ai ka paralajmëruar destabilizim në Maqedoni edhe atë më shpejt se gjashtë muaj.”Formulimi gjashtë muaj është një shpresë e rrejshme për qytetarët.7 dhjetori ishte më I dhimbshëm se sa gjashtë muajt e ardhshëm.Varfëria e madhe e qytetarëve, mospërmbushja e premtimeve NATO dhe BE, ngritja e shtetit një etnik”, janë parakushtet për destabizim”, nënvizoi Thaçi.

Në pyetjen e Tv Kohës, se si duhet të pozicionen shqiptarët gjatë muajve të ardhshëm, kreu I PDSH-së, tha se shqiptarët, duhet të hapin tema të shtetformimit, pse jo edhe të federzalizimit.”Këto tema nuk janë hapur për shkak të pozicionimit të shqiptarëve karshi interesave të SHBA-së, NATO-së dhe BE-së”, tha numri një I PDSH-së

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *