Home / Sport / Toni: Brenda 10 ditëve vendos se ku do të shkoj

Toni: Brenda 10 ditëve vendos se ku do të shkoj

Sulmuesi italian i Bajernit të Mynihut, Luka Toni, është shprehur kategorik në lidhje me një qëndrim të mundshëm në Mynih: “Këtu nuk kam më mundësi”.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, bomberi është takuar me 200 tifozë dashamirës të Bajernit në Truden, të cilët u treguan të ngrohtë dhe i kërkuan lojtarit të qëndrojë. Por Toni ripërsëriti se prishja e marrëdhënieve me trajnerin Luis Van Gal është përfundimtare dhe e pandreqshme.

Italiani shtoi se brenda 10 ditëve do të vendosë përfundimisht se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhëhëm, pas largimit nga Bavaria. “Këtu nuk kam më asnjë mundësi”, ka bërë të ditur në mënyrë të prerë ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe i kombëtares italiane.

Madje edhe kur një djalë i vohël, me shallin me ngjyrat e Bajernit në qafë e pyeti me këmbëngulje nëse vërtet nuk ka asnjë mundësi, Luka Toni iu përgjigj: “Është më e lehtë që ti të fitosh llotarinë”. Dhe më pas foli për përvojën e kaluar në Gjermani.

”Gjithamonë do të kem me vete kujtime të bukura, sidomos nga viti i parë, kur shënova 39 gola në ndeshjet zyrtare. Por me Klinsmanin vitin pasardhës, gjithçka u bë më e vështirë. Dhe tani… mbaroi”, u shpreh sulmuesi.

Në fund, një batutë edhe për Luis Van Galin: “Tani do të marr makinën dhe do të kthehem në Mynih. Do të shkoj ta bezdis pak Van Galin…”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *