Home / Sport / Toni, në janar te Roma

Toni, në janar te Roma

Sulmuesi italian, i lënë i lirë nga Bajerni, do të veshë fanellën verdhekuqe që në janar, me synimin për të fituar një vend në kombëtare për Kupën e Botës.

Klubi kryeqytetas ka mposhtur konkurrencën e Hamburgut, Atletiko Madridit dhe Dinamos së Moskës, që donin të merrnin shërbimet e bomberit 32-vjeçar. Roma do të paguajë vetëm rrogën e lojtarit deri në qershor. Në këtë mënyrë, formohet përsëri dyshja e sulmit që i dha Italisë titullin në Gjermani 2006, Toti-Toni.

Luka Toni konsiderohej i pavlefshëm nga trajneri i Bajernit, Luis Van Gal dhe nga ana tjetër, kushti që tekniku i Italisë, Marçelo Lipi, u ka vënë kandidatëve për një vend në formacionin e tij, është se ata duhet të luajnë me klubet. Prandaj, zgjedhja e ish-sulmuesit të Fiorentinës për t’u rikthyer në Itali, ka të bëjë me objektivin për të bindur trajnerin azurr ta marrë me vete në Afrikën e Jugut.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *