Home / Lajme / Rajon / Topalli: 2009-a, viti më i mbarë në historinë e vendit

Topalli: 2009-a, viti më i mbarë në historinë e vendit

28 dhjetor
Kryeparlamentarja i bëri këto komente gjatë një pritjeje të organizuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit me drejtues të medias, botues, gazetarë, analistë e drejtues të emisioneve televizive, njoftojnë mediat në Tiranë.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e vlerëson vitin që po mbyllet si më të suksesshmin për vendin, pasi vetëm në një hark të shkurtër kohor për Shqipërinë rrodhën proceset më të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin euroatlantik.

Topalli evidentoi se anëtarësimi në NATO, miratimi i kërkesës për statusin kandidat dhe certifikimi i rezolutës së PE që i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave me BE, janë momentet më madhore që i delegojnë denjësisht Shqipërisë perspektivën ‘pro’ integrimit.

Kryeparlamentarja i bëri këto komente gjatë një pritjeje të organizuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit me drejtues të medias, botues, gazetarë, analistë e drejtues të emisioneve televizive, njoftojnë mediat në Tiranë.

“Ne po mbyllim një vit të mbarë. Në jetën time politike nuk di një vit më të mbarë në termat politik, të integrimit ekonomik për vendin tonë sesa ky vit. Kam parasysh anëtarësimin në NATO, mbylljen e ratifikimit të MSA-së, dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, përgjigjen pozitive të 27 vendeve te BE-së në miratim të kërkesës sonë, rezolutën e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave, në një kohë kaq të shkurtër, ngjarje kaq të mëdha në procesin integrues Shqipëria nuk ka pasur, ndaj dhe e konsiderojmë një vit të suksesshëm dhe të mbarë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Duke u ndalur tek roli i medias, Topalli falënderoi të gjithë gazetarët për punën dhe misionin e tyre sa të vështirë aq edhe të rëndësishëm dhe njëherazi shtoi se politika dhe media janë si dy pjata tektonike që nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *