Home / Lajme / Rajon / Topalli-Gjyl: Shqipëria dhe Turqia janë më shumë se dy pertnerë strategjikë

Topalli-Gjyl: Shqipëria dhe Turqia janë më shumë se dy pertnerë strategjikë

Tiranë, 11 dhjetor
Ajo shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë reflektuar në mënyrë perfekte në bashkëpunimin parlamentar përmes shkëmbimeve frekuente të vizitave.

Presidenti turk Gjyl, duke përgëzuar për vendimin e 16 nëntorit për pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, tha se Turqia e ka përshëndetur këtë vendim dhe beson se së shpejti BE-ja do të marrë edhe vendimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Urim Hasipi
Shqipëria dhe Turqia janë më shumë se dy partnerë strategjikë. Këtë vlerësim ndanë sot në takimin mes tyre kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe presidenti i Turqisë Abdullah Gjyl, që ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore.

Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit shqiptar, duke rikonfirmuar vullnetin politik të Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Turqinë, si një aleate afatgjatë e saj, kryetarja e Kuvendit Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen turke gjatë gjithë rrugës deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO.

“Ishte një nder dhe kënaqësi për ne”, tha presidenti Gjyl, që votuam protokollin e anëtarësimit tuaj në NATO, pasi ne e kemi konsideruar këtë si një vendim shumë të rëndësishëm.

Topalli tha se Shqipëria dhe shqiptarët kanë gjetur gjithmonë tek shteti, qeveria dhe populli turk një mik të madh në rrugën e demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Prandaj, tha ajo, forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë mike e partnere, mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të politikës sonë të jashtme.

Ajo shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë reflektuar në mënyrë perfekte në bashkëpunimin parlamentar përmes shkëmbimeve frekuente të vizitave.

Presidenti turk Gjyl, duke përgëzuar për vendimin e 16 nëntorit për pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat, tha se Turqia e ka përshëndetur këtë vendim dhe beson se së shpejti BE-ja do të marrë edhe vendimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Duke vlerësuar se vizita të niveleve të tilla janë një dëshmi e miqësisë së fortë, por edhe e vullnetit maksimal për forcimin e bashkëpunimit, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë tha se mirëpret në një vizitë zyrtare edhe kryetarin e ri të Parlamentit turk në Parlamentin e Shqipërisë.

Presidenti turk Abdullah Gjyl, që nga dita e djeshme, ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, me ftesë të homologut shqiptar Bamir Topi.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *