Home / Sport / “Toti ka marrë fund”

“Toti ka marrë fund”

E thotë Mauro Zarate, sulmuesi argjentinas i Lacios, i cili, në një intervistë për “Espn Argentina”, ka lëshuar “helm” mbi kapitenin e Romës.

“Ai flet shumë, por harron që ka marrë fund me kohë. Ka dhjetë derbi që nuk shënon. Më duket e çuditshme që më sulmon gjithnjë. Unë nuk i përgjigjem dhe bëj atë që duhet të bëj: të luaj dhe të shënoj”, tha sulmuesi lacial.

Pas “silurës” në drejtim të Totit, ai analizon situatën në klubin kryeqytetas: “Është e çuditshme ta shohësh veten kaq larg vendeve të para në tabelën e renditjes. Sezoni i kaluar ishte pozitiv, fituam Kupën dhe Superkupën”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *