Home / Sport / Tottenham fitoi derbin, Chelsea ruajti epërsinë në tabelë

Tottenham fitoi derbin, Chelsea ruajti epërsinë në tabelë

Futbollistët e Tottenhamit me shifra të larta 3:0 gjunjëzuan në derbin e javës së 17-të të premierligës skuadrën e Manchester Cityt.

Tottenham luajti shkëlqyeshëm gjatë tërë ndeshjes, duke mbizotëruar dhe ka pasur edhe shumë raste të mira, nga të cilat tri i ka konkretizuar në gola. Kranjcar ka shënuar në minutën e 37-të dhe 90′, si dhe Defoe (54′). Tottenhami më këtë fitore renditet në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Manchester City në pozitën e tetë me 26 pikë. Chelsea me rezultat të ngusht 2:1 e ka fituar ndeshjen ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Portsmouthit. Anelka në minutën 23-të dhe Lampard (79′) shënuan për fitoren e Chelseas, ndërsa për mysafirët realizoi Piquionne (61′). Chelsea e kryeson tabelën me 40 pikë. Arsenali kthehet me një pikë në takim me Burnleyn. Kjo ndeshje përfundoi baras 1:1. Golat për vendasit e shënoi Alexander (28′) dhe për Arsenalin Fabregas (7′). Arsenali radhitet i treti me 32 pikë, ndërsa Burnley i 13-ti me 19 pikë. Liverpooli më në fund shënoi fitore minimale 2:1 kundër Wigani. N’Gog në minutën e 9-të e Torres (79′) ia siguruan fitoren Liverpoolit, dhe për mysafirët shënoi N’Zogbia (90′). Liverpooli zë vendin e 6-të me 27 pikë, ndërkaq Wigani i 14-ti me 18 pikë.

Rezultatet

Burnley – Arsenal 1:1 (1:1)
Chelsea – Portsmouth 2:1 (1:0)
Liverpool – Wigan 2:1 (1:0)
Tottenham – ManCity 3:0 (1:0)
Bolton – West Ham 3:1 (0:0)
Sunderland – Aston Villa 0:2 (0:1)
Birmingham – Blackburn 2:1 (1:0)
ManUnited – Wolves 3:0 (2:0)
Hull – Everton 3:2 (3:0)

Tabela

1. Chelsea 17 13 1 3 42:14 40
2. Manchester United 17 12 1 4 37:14 37
3. Arsenal 16 10 2 4 41:20 32
4. Aston Villa 17 9 5 3 28:14 32
5. Tottenham 17 9 3 5 38:22 30
6. Liverpool 17 8 3 6 34:23 27
7. Birmingham 17 8 3 6 18:17 27
8. Manchester City 16 6 8 2 29:24 26
9. Fulham 16 6 5 5 20:17 23
10. Stoke 16 5 6 5 15:19 21
11. Sunderland 17 6 3 8 22:24 21
12. Blackburn 17 5 4 8 17:30 19
13. Burnley 17 5 4 8 21:35 19
14. Wigan 17 5 3 9 20:38 18
15. Everton 16 4 5 7 22:30 17
16. Hull City 17 4 5 8 17:34 17
17. Bolton 16 4 4 8 23:33 16
18. Wolves 17 4 4 9 15:31 16
19. West Ham 17 3 5 9 25:34 14
20. Portsmouth 17 3 2 12 15:26 11

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *