Home / Lajme / Maqedoni / U prezantua raporti alternativ për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni

U prezantua raporti alternativ për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni

Shkup, 17 dhjetor
Drejtori ekzekutv i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, Dragi Zijanac tha se raportet janë parashikime të grupit prej 23 organiazatash civile të bashkuara në koalicionin kombëtar që do të paraqisin shqyrtimin e parashikimive të tyre deri në Komitetin për të drejta të fëmijëve në Gjenevë.

– Të drejtat e fëmijëve në Maqedoni edhe më tej nuk respektohen, ekziston jofunksionalitet dhe mosefikasitet i mekanizmave për pengimin e dhunës mb fëmijët, konsideron Koalicioni për të drejtat e fëmijëve.

Përfaqësuesit e tij sot në pres-konferencë i prezantuan raportet alternative për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni.

Drejtori ekzekutv i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, Dragi Zijanac tha se raportet janë parashikime të grupit prej 23 organiazatash civile të bashkuara në koalicionin kombëtar që do të paraqisin shqyrtimin e parashikimive të tyre deri në Komitetin për të drejta të fëmijëve në Gjenevë.

Ai informoi se në Gjenevë do të shkojnë edhe dy fëmijë të cilët kanë përgatitur raport alterantiv për parashikimet e tyre lidhur me këtë situatë.

Rekomandiet e përgjithshme të Koalicionit janë punë 24-orëshe e qendrave për punë sociale, heqja e participimit për mbrojte shëndetësore për të gjithë fëmijët dhe inkuadrimi i tyre në sistemin arsimor. Rekomandimi kryesor është që të formojë Ombusman për fëmijë si institucion i veçantë që do të jetë në funksion të fëmijëve dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Në SOS linjat telefonike, siç thekson Zmijanac deri tani janë paraqitur 17.500 fëmijë prej të cilëve 20 për qind janë viktima të dhunës dhe formave më të këqia të keqpërdorimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *