Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon aksioni policor në Haraçinë

Vazhdon aksioni policor në Haraçinë

Shkup, 15 dhjetor
Gjatë tentimit të policisë që ta arrestojë këtë person, ka ardhur deri te këmbimzjarri, por tani për tani nuk ka informata për persona eventualisht të lënduar.

Në Haraçinë dhe rrethinën e saj po vazhdon aksioni policor për arrestimin e një banori të fshatit, i cili, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkohet me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg.

Gjatë tentimit të policisë që ta arrestojë këtë person, ka ardhur deri te këmbimzjarri, por tani për tani nuk ka informata për persona eventualisht të lënduar.

Para dhe rreth Haraçinës ka prani të përforcuar të policisë, ndërsa mbi terren fluturojnë edhe dy helikopterë.

MPB-ja paralajmëroi më shumë hollësira për aksionin pas përfundimit të tij.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *