Home / Lajme / Rajon / Vdes në aksident ish-deputeti i PS-së

Vdes në aksident ish-deputeti i PS-së

20 dhjetor
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat ishin në drejtimin e mjeteve në momentin e përplasjes ndërsa një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë, me ç’rast janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ish- deputeti i Partisë Socialiste, Lekë Cukaj, dhe 58-vjeçari, Hasan Guçi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat ishin në drejtimin e mjeteve në momentin e përplasjes ndërsa një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti i rëndë ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit që i kushtoi jetën dy personave.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *