Home / Lajme / Maqedoni / Veliu, Ademi dhe Haliti ngelin pa poste

Veliu, Ademi dhe Haliti ngelin pa poste

27 dhjetor
Gëzim Ostreni, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Izmet Mexhiti, janë nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa Abdilaqim Ademi do të jetë sekretar general I partisë, kurse sekretar organizativ Hazbi Lika.Ky është epilogu I mbledhjes së parë të këshillit të përgjithshëm të BDI-së pas mbajtjes së kongresit të dytë të kësaj partie më 19 dhjetor në Shkup, ku për kryetar u rizgjodh Ali Ahmeti

Urim Hasipi
Fazli Veliu, Rafiz Haliti, Xhevat Ademi, kanë ngelur pa poste udhëheqëse në BDI.Ata nuk janë rizgjdhur dhe zgjehur në asnjë organ të lartë të kësaj partie, kurse, numri prej dy nënkryetarëve është ritur në katër nënkryetar.
Gëzim Ostreni, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Izmet Mexhiti, janë nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa Abdilaqim Ademi do të jetë sekretar general I partisë, kurse sekretar organizativ Hazbi Lika.

Ky është epilogu I mbledhjes së parë të këshillit të përgjithshëm të BDI-së pas mbajtjes së kongresit të dytë të kësaj partie më 19 dhjetor në Shkup, ku për kryetar u rizgjodh Ali Ahmeti.

Zgjedhjen e nënkryetarëve dhe emrave të rrinj që do të jenë në kryesinë qendrore të partisë I ka dhënë zëdhënësja Ermira Memeti, gjatë një pres konfrence për media pas përfundimit të mbledhjes.

Mehmeti nuk ka dhënë asnjë detaj për mospërfshirjen në postet udhëheqëse të BDI-së, për Rafiz Halitin, Fazli Veliun dhe njërin prej pretenduesve kryesorë për nënkryetar Xhevat Ademi, por vetëm ka thënë se lufta për pozicione është prezente në çdo parti dhe është natyrshme.

Propozimet e kryetarit të partisë janë mirtuar me shumicë votash pa asnjë diksutim, pra nga 97 anëtarë sa ishin present në mbledhje vendimet janë miratuar me shumicë votash 91 pro, 4 kundër dhe 3 të përmbajtur”, tha zëdhënësja Ermira Mehmeti.

Ajo, njoftoi edhe emrat e rrinj të kryesisë qendrore, në mesin etë cilëve janë inkorporuar, Atilla Rexhepi, Talat Xhaferi, Safet Neziri, Shaban Mehmeti, Sadulla Duraku Hysen Xhemaili, Hajrullah Misini, Nazmi Beqiri dhe Beqir Hasani.Mehmeti bëri të ditur edhe emrat e disa personave të cilët do të udhëheqin me disa sekretariate.

Sekretar I sekretariatit për marrëdhënie me partitë Tahir Hani, Sekretar për marrëdhënie me ndërkombëtare dhe Integrime si dhe komunikim me media Ermira Mehmeti, sekretariati për siguri Blerim Bexheti, për pushtet local Musa Xhefari, për zhvillim ekonomik Fatmir Besimi, për arsim kulturë dhe shkencë Adnan Jashari.

Rritjen e numrit nga dy në katër nënkryetar zëdhënsja e BDI-së e ka quajtur konsolidim të partisë për ballafaqim me sfidat e reja, por ajo ka mohuar çdo tentativë se ky numër është rritur për shkak të presioneve për funskion

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *