Home / Lajme / Maqedoni / Vërejtje për lokalet që shkaktojnë zhurmë publike

Vërejtje për lokalet që shkaktojnë zhurmë publike

4 dhjetor
“Pas këtyre ankesave, Inspektorati komunal i Tetovës ka mbikëqyrur të gjitha objektet e këtilla, me ç’rast është konstatuar se objektet në fjalë gjenden kryesisht në objekte banesore dhe se nuk plotësojnë as minimumin e kushteve dhe standardeve të izolimit për të lëshuar muzikë me zë të lartë, pasi e njëjta drejtpërdrejti pamundëson jetën normale të banorëve që jetojnë në banesat përreth”, tha Neritan Ferati, udhëheqës i Inspektoratit komunal të Tetovës.

Urim Hasipi
Inspektorati komunal i Tetovës sipas parimit të ligjit dhe transparencës si dhe në bazë të përkushtimit në mbrojtjen e interesave dhe të mirëqenies së qytetarëve, ka bërë publike listën e lokaleve të cilat kryejnë veprimtari publike hotelerike, kafeteri, klube, bare për të cilat qytetarët më së shpeshti janë ankuar si pasojë e shkaktimit të zhurmës me ç’rast vjen deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike.

“Pas këtyre ankesave, Inspektorati komunal i Tetovës ka mbikëqyrur të gjitha objektet e këtilla, me ç’rast është konstatuar se objektet në fjalë gjenden kryesisht në objekte banesore dhe se nuk plotësojnë as minimumin e kushteve dhe standardeve të izolimit për të lëshuar muzikë me zë të lartë, pasi e njëjta drejtpërdrejti pamundëson jetën normale të banorëve që jetojnë në banesat përreth”, tha Neritan Ferati, udhëheqës i Inspektoratit komunal të Tetovës.

Sipas tij, Inspektorati komunal i Tetovës asnjëherë nuk ka parapëlqyer marrjen e masave ndëshkuese, shqiptim dënimesh etj. Masat e tilla sanksionuese janë aplikuar vetëm atëherë kur janë shterur të gjitha rrugët tjera.

Shpallja e kësaj liste është një vërejtje publike, paralajmërim dhe njëherit ftesë për ndërgjegjësim të pronarëve të lokaleve përkatëse që të përmirësojnë gabimin dhe të mos e përsërisin pasi i njëjti mbështetet në konsekuencat ligjore konform Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedis jetësor.

Shpresojmë që paralajmërimi jonë të merret seriozisht dhe të kuptohet drejt. “Inspektorati komunal i Tetovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe shpreson në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi”, tha Ferati

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *