Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet një polic në Tetovë

Vetëvritet një polic në Tetovë

11 dhjetor-
Njëzet e tetë vjeçari Amet B. polic në sektorin Sopot, në atë moment nuk ka qenë në detyrë, ndësa jetën e ka marrë me pistoletën zyrtare “Cërvena zastava”, kalibri 7.62 milimetra, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Një nëpunës policor nga Kumanova, është vetëvrarë sot rreth orës 11 e 40 minuta në afërsi të pompës së benzinës së “Makpetrolit” në dalje të Tetovës drejt Shkupit.

Njëzet e tetë vjeçari Amet B. polic në sektorin Sopot, në atë moment nuk ka qenë në detyrë, ndësa jetën e ka marrë me pistoletën zyrtare “Cërvena zastava”, kalibri 7.62 milimetra, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

“Ai ka shtënë një plumb në anën e majtë të kraharorit. Me automjet privat, menjëherë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është konstatuar vdekja. Është kryer ekspertizë, janë gjetur dhe janë marrë pistoleta dhe gëzhoja nga plumbi, të cilët do të egzaminohen, derisa trupi pajetë i A.B. është dërguar në autopsi”, tha Josifovski.

SPB – Tetovë punon në ndriçimin e plotë të rastit

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *