Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e gjashtë nga gripi A (H1N1) në Maqedoni

Viktima e gjashtë nga gripi A (H1N1) në Maqedoni

Shkup, 5 dhjetor
Vajza ka qenë e shtruar në Klinikë para pesë ditësh në gjendje përgjithësisht të rëndë dhe për këtë menjëherë është vendosur në respirator. Që nga mosha gjashtëmujore mjekhet, ndërsa disa herë ka qenë e hispitalizuar në Klinikën e fëmijëve për shkak të konvulsioneve

Vdiq një vajzë 3,5 vjeçare nga Shkupi me simptoma të konfirmuara të virusit A (H1N1) pasi që mbrëmë menjëherë iu përkeqësua gjendja shëndetësore, informoi Klinika për sëmundje infektive.

Vajza ka qenë e shtruar në Klinikë para pesë ditësh në gjendje përgjithësisht të rëndë dhe për këtë menjëherë është vendosur në respirator. Që nga mosha gjashtëmujore mjekhet, ndërsa disa herë ka qenë e hispitalizuar në Klinikën e fëmijëve për shkak të konvulsioneve.

Në 24 orët e fundit në Klinikën e sëmundjeve infektive janë hispitalizuar 17 pacientë të rinj ndërsa në Pavjonin infektiv në Spitalin ushtarak janë mbajtur edhe tre raste të reja të dyshimta me virusin A (H1N1).

Momentalisht në Klinikë mjekohen 98 të sëmurë, ndërsa në spitalin ushatarak 36 pacientë me simptoma të gripit të ri.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 11 pacientë të rinj momentalisht aty mjekohen 63 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në pesë vjeç

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *