Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e pestë nga gripi i derrit

Viktima e pestë nga gripi i derrit

4 dhjetor-
Pacientja disa ditë ishte mjekuar në Klinikën prë anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe pas vërtetimit laboratorik për praninë e virusit A (H1N1) është transferuar në Klinikën Infektive, ku ishte vendosur në respirator dhe i ishte ofruar terapia adekuate. Pas dy ditësh ishte vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes dhe pacientja kishte marrë fyrmë pa ndihmën e respiratorit. Por, edhe përkundër angazhimit maksimal të mjekëve nga Klinika dhe përkujdesi i ofruar mjekësor, si rezultat i sëmundjes kronike të zemrës, sot gjendja e saj shëndetësore ishte keqësuar dukshëm dhe është konstatuar vdekja në orët e hershme të mëngjesit.

ë Klinikën për sëmundje infektive sot vdiq një paciente 67-vjeçare, tek e cila paraprakisht ishte konstatuar virusi A (H1N1).

Ky është rasti i pestë i vdekjes në Maqedoni nga lloji i ri i gripit. Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, ajo ishte pranuar në Klinikë më 26 nëntor me probleme kardiologjike, siç janë kardiomiopatia, fibrilacioni atrial (aritmi), trombeombolia dhe probleme me gjëndrën tiroide.

Pacientja disa ditë ishte mjekuar në Klinikën prë anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe pas vërtetimit laboratorik për praninë e virusit A (H1N1) është transferuar në Klinikën Infektive, ku ishte vendosur në respirator dhe i ishte ofruar terapia adekuate. Pas dy ditësh ishte vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes dhe pacientja kishte marrë fyrmë pa ndihmën e respiratorit.

Por, edhe përkundër angazhimit maksimal të mjekëve nga Klinika dhe përkujdesi i ofruar mjekësor, si rezultat i sëmundjes kronike të zemrës, sot gjendja e saj shëndetësore ishte keqësuar dukshëm dhe është konstatuar vdekja në orët e hershme të mëngjesit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj, përderisa në repartin infektiv në Spitalin ushtarak janë shtruar edhe tre pacientë, të dyshimtë për influencën A (H1N1).

Të gjithë pacientët e sapopranuar janë në gjendje stabile shëndetësore. Përveç një pacienteje, e pranuar më 1 dhjetor, e cila ende është në gjendje të rëndë të përgjithshme, si dhe pacienti 25-vjeçar me bronkopneumoni, i pranuar më 28 nëntor, që të dy janë vendosur në ventilacion artificial.

Për momentin në Klinikë janë hospitalizuar gjithsejt 91 të sëmurë, përderisa në Spitalin ushtarak po mjekohen 36 pacientë me simptome të llojit të ri të gripit.

Gjithashtu, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj dhe për momentin atje në mënyrë spitalore po mjekohen 61 pacientë me simptome të gripit (në moshë prej gjashtë muaj deri në pesë vjet). Këta pacientë të sapopranuar janë me fotografi më të lehtë klinike, përveç dy fëmijëve me fotografi më të rëndë klinike.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë lëshuar në shtëpi 21 pacientë, pasi që është konstatuar tërheqja e tërësishme e simptomeve të llojit të ri të gripit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *