Home / Lajme / Maqedoni / Zgjerohet rruga afër kazermës

Zgjerohet rruga afër kazermës

4 dhjetor
Në vazhdimësi pra, në vitin 2010 do të planifikojmë edhe mjetet financiare edhe përfundimin e tërë projektit.Para gjashtë muajve këtu kishte një sasi të madhe të dheut dhe problemi me ujrat atmosferik tek kthesa e stadiumit të qytetit.Arritëm t`I largojmë këta ujra me vendosjen e gypave dhe sot fillojmë me punët për ndërtimin e pjesës së sipërme të rrugës.Financiarisht bashkërisht edhe me kanalizimet edhe me hapjen e rrugës investimi është bërë diku rreth 20 milion denarë”, tha Beqiri

Urim Hasipi
Komuna e Tetovës vazhdon me projektet infrastrukturore në qytetin e Tetovës.Kësaj radhe kanë filluar punët në afërsi të stadiumit të qytetit ku investitorë është ndërmarrja publike komunale Geoinzhenjering.

Në këtë pjesë të qytetit para disa kohësh pikërisht tek murri I kazermës së qytetit grumbullohej uji, ndërsa më pas ky vend ishte I stërmbushur me dhe.

Kjo pjesë është rruga dytësore që lidhet me segmentin rrugor Tetovë Jazhincë.Kreu I Geoinzhnjeringut Sadik Beqiri, thotë se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm si në aspektin financiar poashtu edhe në apsektin e funskionalitetin të qytetit.“Tërë projekti kap vlerën prej 14 milion denarëve, shumë kjo që ishte e pamjaftueshme, pasi që vlera e përgjithshme e investimit në këtë pjesë arrinë deri në 30 milion denarë.

Momentalisht kemi kaq mjete për këtë fazë.Në vazhdimësi pra, në vitin 2010 do të planifikojmë edhe mjetet financiare edhe përfundimin e tërë projektit.

Para gjashtë muajve këtu kishte një sasi të madhe të dheut dhe problemi me ujrat atmosferik tek kthesa e stadiumit të qytetit.Arritëm t`I largojmë këta ujra me vendosjen e gypave dhe sot fillojmë me punët për ndërtimin e pjesës së sipërme të rrugës.

Financiarisht bashkërisht edhe me kanalizimet edhe me hapjen e rrugës investimi është bërë diku rreth 20 milion denarë”, tha Beqiri.Sa I pëket hapjes së tërë bulevardit “Bllagoja Toska”, kreu I Geoinzhnjeringut thotë se momentalisht është duke u punuar në rrugën e spitalit edhe pse është I njejti bulevard kemi të bëjmë me procedura tjera.

”Gjatë mandatit kemi në plan të realizojmë projektin e hapjes së rrugës nga stadiumi I qytetit deri tek unazat në dalje të Tetovës për në qytetin e Gostivarit”, tha Beqiri

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *