Home / Sport / Zola i gëzohet rikthimit të Behramit

Zola i gëzohet rikthimit të Behramit

Trajneri italian i West Hamit, Gainfranco Zola është gëzuar me lajmin se në fundjavë mund të ketë në përbërje mesfushorin kosovar Valon Behramin.

Kosovari ka pushuar afro një muaj për shkak të një dëmtimi në gju. Ai ka një javë që po zhvillon stërvitje të plota dhe mund të aktivizohet në ndeshjen e së shtunës që West Hami e luan kundër Portsmouthit.
“Lajmi i mirë është se Behrami ka stërvitur dhe mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës. Skuadra është njëjtë sikur fundjavën e kaluar, me përjashtim se na mungon i lënduari Danny Gabbidon dhe ndoshta mund të rikthehet Valon Behrami. Na duhen të gjithë”, ka thënë Zola për faqen zyrtare të West Hamit.
Në fakt, viti 2009 ishte i tmerrshëm për Behramin. Ai u lëndua në pranverë dhe mungoi rreth gjashtë muaj. Pasi u kthye në fushë, nuk vonoi shumë dhe u lëndua prapë.
Behrami këtë stinor me West Hamin ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje. Ai për herë të fundit luajti më 21 nëntor kundër Hull Cityt, kur edhe u dëmtua në gju.
West Hami pas 18 ndeshjeve mban pozitën e 19-të me 15 pikë. Skuadra po lufton për mbijetesë në Premier League.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *