Home / Sport / A mund të bëjë Kaka sensacion?

A mund të bëjë Kaka sensacion?

Kaka shumëçka mund të bëjë në ditët e ardhshme dhe madje edhe sensacionin më të madh në futboll. Mediat italiane shkruajnë se Kaka lehtë mund të ndodh që të bëjë një rikthim sensacional në Milan, për ta lënë klubin mbretëror, Realin.

Të gjitha këto vijnë menjëherë pas kritikave të ashpra që i kanë adresuar mediat spanjolle Kakasë pas humbjes që pësoi Reali në Bilbao dhe formës jo të mirë të tij. Mediat spanjolle kanë shkruar se nuk ia ka vlejtur të paguhen 65 milionë euro për futbollistin që nuk po e gjen formën e dikurshme. Ndërkohë, Sportal.it spekulon se Kaka mund të kthehet te skuadra ku bëri emër. Pavarësisht gjithë këtyre spekulimeve të mëdha, Kaka ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Realin dhe largimi i tij thuajse është i pamundur.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *