Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: ‘Ka hapësirë për tu debatuar për vendimin e ministrit të Arsimit’

Ademi: ‘Ka hapësirë për tu debatuar për vendimin e ministrit të Arsimit’

20 janar-
“Është mesazh politik për të gjithë shqiptarët se gjuha shqipe në këtë shtet nuk është gjuhë zyrtare dhe më e keqja se gjuha shqipe nuk do të jetë zyrtare sipas politikës së VMRO- DPMNE- së që për fat të keq pranohet me lehtësi nga BDI- ja, nuk do të jetë zyrtare edhe pas 12 viteve kur këta nxënës të klasave të para do të bëhen qytetarë të pjekur dhe do të duhet të komunikojnë me shtetin”, theksoi Sulejman Rushiti nga DR-ja.

Vendimi i ministrit të Arsimit Nikolla Todorov nuk duhet t’iu imponohet shkollave. Për një version përfundimtar të kapshëm do të duhet të japin mendimin e tyre, byroja e arsimit, shoqatat joqeveritare dhe lidhja e arsimtarëve. Kështu është shprehur zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi, sipas të cilit ende ka hapësirë që të debatohet rreth këtij vendimi. Për këtë Ademi thotë se do të bisedojnë edhe me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. “Kur të merren parasysh gjitha vlerësimet atëherë të merret vendim përfundimtarë; të jetë i harmonizuar dhe i njëjti të zbatohet sepse nuk është mirë që një vendim i cili merret dhe në një formë të imponohet sepse ai edhe nuk mund të zbatohet. Prandaj ne konsiderojmë se ka hapësirë për të diskutuar”, deklaroi zëvendës kryeministri Abdylhaqim Ademi. Nga VMRO DPMNE arsyetojnë vendimin e ministrit Todorov dhe thonë se maqedonishtja do të duhet të mësohet nga të gjithë. “ Nëse ka bojkot mendoj se nuk është i arsyeshëm. E gjithë situata është politizuar nga ana e partive opozitare të cilat konsiderojnë se në këtë mënyrë mund të përfitojnë ndonjë pikë politike. Gjuha maqedonase do të duhet që të mësohet në mbarë territorin e Maqedonisë”, u shpreh Cvetko Grozdanov nga VMRO- DPMNE-ja. Por, Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re konsideron se me këtë bëhet eksperiment politik duke nënçmuar gjuhën shqipe.

“Është mesazh politik për të gjithë shqiptarët se gjuha shqipe në këtë shtet nuk është gjuhë zyrtare dhe më e keqja se gjuha shqipe nuk do të jetë zyrtare sipas politikës së VMRO- DPMNE- së që për fat të keq pranohet me lehtësi nga BDI- ja, nuk do të jetë zyrtare edhe pas 12 viteve kur këta nxënës të klasave të para do të bëhen qytetarë të pjekur dhe do të duhet të komunikojnë me shtetin”, theksoi Sulejman Rushiti nga DR-ja.

Nga LSDM nëpërmjet një komunikate duke komentuar vendimin për mësimin e maqedonishtes nga nxënës jo maqedonas, ka akuzuar VMRO–DPMNE-në për tensionim të marrëdhënieve ndëretnike me qëllim që ti shmangen përgjegjësisë nga situata e rëndë ekonomike rritja e krimit në vend. “Është evidente që Nikolla Gruevski mundohet që menaxhimin e keq të koalicionit në Qeveri ta hedh mbi marrëdhëniet ndëretnike i cili rrezikon stabilitetin, sigurinë dhe integrimet euroatlantike”, thuhet në reagimin e kësaj partie. Ligji për arsim fillor parashikon që gjuha maqedonishte të mësohet nga nxënës jo maqedonas nga klasa e katërt, ndërsa mësimi i kësaj gjuhe nga klasa e parë është parashikuar me një vendim të veçantë nga ministri i Arsimit, Nikolla Todorov.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *