Home / Lajme / Maqedoni / Adili do takohet vetem me Mahmutin

Adili do takohet vetem me Mahmutin

19 janar-
Deri tani kryetarët e BDI-së dhe DR-së, Ali Ahmeti dhe Imer Selmani publikisht kanë refuzuar ftesën e Adilit, kurse kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri ka kërkuar që takim të liderëve shqiptarë të caktojë presidenti shqiptar, Bamir Topi. Ndërkaq kryetarët e PDSH-së dhe PPD-së akoma nuk janë përgjigjur ndaj ftesës së GAfur Adilit. /

Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptarë (BDSH) Bardhyl Mahmuti është lideri i vetëm i cili e ka pranuar ftesën e kryetarit të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtarë (FDBK) Gafurr Adili për takim të liderëve shqiptarë nga Maqedonia në Tiranë. Kryetari i FDBK-së Gafurr Adili sot ka dërguar apelin e fundit deri te kryetarët e partive shqiptare që të përgjigjen nëse pranojnë ofertën e tij për takim në Tiranë.

“Pres nga ju që publikisht të përgjigjeni nëse do të merrni pjesë në takimin që është caktuar më 23 janar te Hotel International në Tiranë”, thuhet në kumtesën e fundit të lëshuar nga Adili, ku konfirmohet se Mahmuti e ka pranuar ftesën e tij për takim

Deri tani kryetarët e BDI-së dhe DR-së, Ali Ahmeti dhe Imer Selmani publikisht kanë refuzuar ftesën e Adilit, kurse kryetari i BDK-së Hysni Shaqiri ka kërkuar që takim të liderëve shqiptarë të caktojë presidenti shqiptar, Bamir Topi. Ndërkaq kryetarët e PDSH-së dhe PPD-së akoma nuk janë përgjigjur ndaj ftesës së GAfur Adilit. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *