Home / Lajme / Rajon / Afër 500 trupa të shqiptarëve të varrosur në Rudnicë?

Afër 500 trupa të shqiptarëve të varrosur në Rudnicë?

7 janar
Burime ndërkombëtare i kanë thënë “Kohës Ditore” se në këtë vend janë dy varreza masive të shqiptarëve të Kosovës – në njërën janë të varrosur nga 250-300 kufoma, ndërsa përbri saj në varrezën tjetër janë të varrosur rreth 150 kufoma të tjera.

Në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vendin e quajtur Rudnicë dyshohet për një varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në territorin e Drenicës.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë “Kohës Ditore” se në këtë vend janë dy varreza masive të shqiptarëve të Kosovës – në njërën janë të varrosur nga 250-300 kufoma, ndërsa përbri saj në varrezën tjetër janë të varrosur rreth 150 kufoma të tjera.

Ky burim ka specifikuar se kufomat në këtë varrezë janë nga disa fshatra të Drenasit dhe të disa fshatrave të tjera të Skenderajt. Por askush prej zyrtarëve relevantë nuk ka mundur ta konfirmojë një gjë të tillë. /Koha/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *