Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti falimenderon Fueren per heqjen e vizave

Ahmeti falimenderon Fueren per heqjen e vizave

6 janar-
Të dy bashkëbiseduesit kanë folur për proceset evrointegruese të Maqedonisë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Ahmeti dhe Fuere janë pajtuar se Maqedonia duhet të shfrytëzojë vullnetin e mirë të presidencës spanjolle dhe të Brukselit dhe në këtë periudhë me mençuri të menaxhojë procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit.

mbasadori i Bashkimit Evropian në Shkup Erven Fuere sot në Tetovë ka takuar liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur për proceset evrointegruese të Maqedonisë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Ahmeti dhe Fuere janë pajtuar se Maqedonia duhet të shfrytëzojë vullnetin e mirë të presidencës spanjolle dhe të Brukselit dhe në këtë periudhë me mençuri të menaxhojë procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit.

“Që kjo të ndodhë sa më parë dhe sa më shpejtë duhet angazhim edhe më i madh i autoriteteve të Maqedonisë në zgjidhjen e çështjes së emrit”, thuhet të kumtesën e BDI-së. Fuere ka uruar Ahmetin për rizgjedhjen në krye të BDI-së si dhe e ka përgëzuar për përkushtimin e tij për inetgrimin e vendit në BE.

Ahmeti ka faliminderuar Fueren për raportin pozitiv të BE-së si dhe për heqjen e vizave.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *