Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Prioriteti ynë, integrimi i Maqedonisë

Ahmeti: Prioriteti ynë, integrimi i Maqedonisë

22 janar-
Z. Ahmeti theksoi se piroritet i BDI-së si pjesë e koalicionit qeveritar është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, zhvillimi ekonomik i vendit, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përshëndeti angazhimin e Qeverisë për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e marëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, është takuar të premten me ministrin austriak të punëve evropiane dhe ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger.

Në këtë takim ministri Shpidelenger e sqaroi iniciativën e Austrisë dhe Greqisë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bsshkimin Evropian (BE). Ai theksoi se me rëndësi të madhe për Maqedoninë është zgjidhja e çështjes së emrit dhe vendit gjatë gjashtë muajve të ardhshme ti caktohet data për fillimin e negociatave.

Ministri austriak i punëve evropiane dhe ndërkombëtare, Mihael Shpindeleger theksoi se vendi i tij do të mbështes edhe me tej Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Ndërkohë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sqaroi pikëpamjet e tij për situatën politike në vend dhe theksoi rëndësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë si një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Z. Ahmeti theksoi se piroritet i BDI-së si pjesë e koalicionit qeveritar është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, zhvillimi ekonomik i vendit, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përshëndeti angazhimin e Qeverisë për njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën si një hap i rëndësishëm për ndërtimin e marëdhënieve të mira fqinjësore.

Dy bashkëbiseduesit konstatuan se Maqedonia dhe Greqia duhet sa më shpejt të arrijnë zgjidhje për emrin që do të jetë i pranueshëm për të dy vendet. Kryetari Ahmeti kërkoi angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen e këtij kontesti disa vjecar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *