Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti – Riker diskutojnë situatën politike

Ahmeti – Riker diskutojnë situatën politike

19 janar-
“Kryetari Ahmeti në këtë takim ka njoftuar ambasadorin Riker se BDI do të ndryshojë qasjen e vet në zgjidhjen e këtyre problemeve të grumbulluara, si dhe do të kërkojë ndryshim të pozitës së ministrave të vet në koalicionin qeveritar”, njoftuan për “Zhurnal”, burime partiake në BDI.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeeti ka realizuar sot një takim e ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker, kanë njoftuar për “Zhurnal”, burime partiake pranë BDI-së.

Sipas këtyre burimeve, Ahmeti dhe Riker kanë biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni, të krijuar me problematizimin e mësimit të maqedonishtes prej klasës së parë, aktualizimit të rasteve të Hagës, ceshtjen e emrit, si dhe mosvotimit të ndryshimeve të Ligjit për arsim.

“Kryetari Ahmeti në këtë takim ka njoftuar ambasadorin Riker se BDI do të ndryshojë qasjen e vet në zgjidhjen e këtyre problemeve të grumbulluara, si dhe do të kërkojë ndryshim të pozitës së ministrave të vet në koalicionin qeveritar”, njoftuan për “Zhurnal”, burime partiake në BDI.

Takimi Ahmeti-Riker është realizuar në selinë e BDI-së në Tetovë, kurse deri tani nuk është lëshuar ndonjë kumtesë zyrtare për këtë takim. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *