Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti u takua me Jonas Jonsson

Ahmeti u takua me Jonas Jonsson

Tetovë 15 janar-
Ne vazhdim delegacioni nga Brukseli u interesua per gjendjen aktuale politike ne vend, me theks te veçante ecurinë e implementimit te Marrëveshjes se Ohrit, zhvillimet ne drejtim te afrimit te vendit drejt UE, sfidat me te cilat do te ballafaqohet Maqedonia si dhe njoftuan per se afërmi kryetarin për ndryshimet ne lidershipin e UE konform traktatit te Lisbonës.

Urim Hasipi
Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti, priti ne takim pune Jonas Jonsson, udhëheqës i njësisë per Ballkanin perëndimor te Këshillit te Europes dhe Terkel Petersen, përgjegjës per Maqedoni dhe Shqipëri ne sekretariatin e Këshillit te Europes.

Përfaqësuesit nga Europa uruan Kryetarin Ahmeti për rizgjedhjen e tije ne kongresin e dyte te partisë, vlerësuan larte rolin pozitiv duke shprehur admirim për pozitivitetin dhe përkushtimin i cili pa mëdyshje kontribuoi ne veçanti ne disa momente te rëndësishme për vendin dhe rajonin siç janë: Liberalizimi i vizave, rekomandimi per fillim te negociatave me UE, raporte ndëretnike me te relaksuara, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin fqinj Republikën e Kosovës se bashku me përfundimin e suksesshëm te demarkacionit te kufirit etj.

Ne vazhdim delegacioni nga Brukseli u interesua per gjendjen aktuale politike ne vend, me theks te veçante ecurinë e implementimit te Marrëveshjes se Ohrit, zhvillimet ne drejtim te afrimit te vendit drejt UE, sfidat me te cilat do te ballafaqohet Maqedonia si dhe njoftuan per se afërmi kryetarin për ndryshimet ne lidershipin e UE konform traktatit te Lisbonës.

Ahmeti siguroi funksionaret Evropian se Bashkimi Demokratik për Integrim ne te kaluarën dhe tani ka dhënë prova, përkushtim dhe angazhim serioz i cili pa mëdyshje do te vazhdoje edhe ne te ardhmen, sepse unë dhe partia te cilën e drejtoje konsiderojmë se e ardhmja e Maqedonisë është anëtarësimi i plote te saje ne UE dhe NATO si garance e vetme per paqe, stabilitet, mirëqenie dhe avancim te standardeve.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se komuniteti ndërkombëtare ka investuar ne te gjitha fushat duke avancuar dhe ngritur standardet qe kanë sjelle besim, siguri, stabilitet si dhe përparim ne afrimin e Maqedonisë drejt UE dhe NATO duke ritheksuar edhe një here se pengese serioze paraqet kontesti për emrin me Greqinë dhe kërkoi një angazhim te drejtpërdrejte nga UE dhe SHBA për afrim ne gjetjen e një zgjidhje te pajtueshme për te dy palët.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se liberalizimi i vizave dhe dhënia e statusit shtet kandidat per anëtarësim është sinjal i mire dhe njëkohësisht paraqet inkurajim per vendin qe te vazhdoje me intensitet me te larte ne përpjekjet qe kane te bëjnë me zgjedhjen e kontesteve qe jane pengese per integrimin e vendit ne UE dhe NATO, beri te ditur zyra per informim prane BDI-se

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *