Home / Sport / Alonso: Do ta mbyll karrierën te Ferrari

Alonso: Do ta mbyll karrierën te Ferrari

Piloti spanjoll i premton besnikëri të përjetshme “Kokëkuqes” dhe shprehet i motivuar për sezonin e ri.

“Me siguri Ferrari do të jetë skuadra ime e fundit. Jam shumë më tepër i përgatitur në krahasim me sa isha kur u riktheva te Renoja. Jam gati për këtë sfidë të madhe. Të arrish rekordet e shtatë herë kampionit të botës, Shumaker, është e vështirë në garat e sotme, por do përpiqemi të fitojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Dua të lë shenjën time te Ferrari”, u shpreh dy herë kampioni i botës.

Më tej ai vlerësoi frymën familiare që ndihet në mjediset e skuderisë nga Maranelo: “Të pilotoja një Ferrari ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe tashmë është realitet. Është bukur të jesh në këtë skuadër dhe shumë e vështirë të përshtatesh diku tjetër pas saj”.

Në fund një koment edhe në lidhje me rikthimin në pistë të Mikael Shumakerit: “Vetëm ai i di më së miri motivet e veta. Nëse ka vendosur të rikthehet, me siguri e ka bërë këtë sepse ndihet i gatshëm”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *