Home / Sport / Angolës nuk i mjaftoi epërsia prej 4:0

Angolës nuk i mjaftoi epërsia prej 4:0

Përballja e parë e Kupës së Kombeve Afrikane ndërmjet Angolës dhe Malit ka sjellë emocione të mëdha, duke regjistruar njërën prej kthesave më të mëdha të rezultatit. Angola 11-të minuta para fundit udhëhiqte 4-0, mirëpo Mali për kohë rekord arriti të barazojë në 4-4.

Kupa e Kombeve të Afrikës filloi të dielën nën hijen e tragjedisë që përjetoi kombëtarja e Togos. Tashmë definitivisht dihet se Togo është tërhequr nga kampionati, ndërsa në hapje u takuan nikoqiri, Angola dhe Mali.
Ndeshja përfundoi me barazim (4:4) ndërsa Angola lëshoi katër gola epërsi në dhjetë minutat e fundit.
Keita dy herë, Kanu dhe Mustafa Jatabere u përkujdesën që të prishin festën e nikoqirit të këtij kampionati për të shkëputur një pikë në një finish që rrallë herë ndodhën në fushat e futbollit.

Kupa e Kombeve të Afrikës

Grupi A

Angola – Mali 4:4 (2:0)
Flavio 36′, 42′, Zhilberto 67′(pen), Manusho 74′(pen) – Keita 79′, 90′, Kanute 88′, Jatabare 90′

Të hënën në orar janë dy takime

Grupi A:

14.45 Malavi – Alzhiri

Grupi B:

17.00 Bregu i Fildisht – Burkina Faso

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *