Home / Sport / Arrestohen të dyshuarit për sulmin ndaj kombëtares së futbollit të Togos

Arrestohen të dyshuarit për sulmin ndaj kombëtares së futbollit të Togos

Janë arrestuar dy pjesëtar të Frontit për çlirimin e enklavës Kabinda (FLEC) të cilët dyshohen se kanë kryer sulmin ndaj delegacionit të kombëtares së futbollit të Togos.

Janë arrestuar dy pjesëtar të Frontit për çlirimin e enklavës Kabinda (FLEC) të cilët dyshohen për vrasjen e tre anëtarëve të delegacionit të kombëtares së futbollit të Togos, që të premten me autobus po udhëtonin drejt Luandës për pjesëmarrje në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka njoftuar të hënën Prokurori publik i këtij shteti, Antonio Nito.
Autoritet e Togos me këtë rast shpallën zi treditëshe që ka filluar të zbatohet nga e hëna.
Në sulmin që ndodhi të premten pasdite tre persona kanë humbur jetën ndërsa të paktën tetë futbollistë të Togos janë plagosur.
Të vrarët janë vozitësi i autobusit, ndihmës trajneri dhe zëdhënësi i reprezentacionit, ndërsa portieri rezervë Kodjovi Obilale ndodhet në gjendje kritike.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *