Home / Sport / Australian Open, Nadal-Mërrej në çerekfinale

Australian Open, Nadal-Mërrej në çerekfinale

Emocionuese ka për të qenë çerekfinalja e parë për meshkuj në turneun e Melburnit në tenis. Rafael Nadal dhe Endi Mërrej gjejnë përballë njëri-tjetrin.

Spanjolli, i dyti në renditjen e përgjithshme, siguroi një vend në çerekfinale pasi eliminoi gjigandin kroat Ivo Karloviç (2 metra e 8 centimetra i gjatë) me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4, 6-4. Kurse tenisti skocez kaloi me sukses tenistin amerikan Xhon Izner (2 metra e 6 centimetra) 7-6, 6-3, 6-2. Kjo është hera e dhjetë që këta dy tenistë ndeshen me njëri-tjetrin (në nëntë përballjet e mëparshme Nadal ka fituar shtatë herë, kurse dy ndeshje i ka fituar Mërrej).

Është eliminuat Huan Martin Del Potro, fituesi i US Open vitin e kaluar. Tenisti argjentinas nuk arriti t’i bëjë ballë kroatit Marin Cilic, duke u mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-7, 6-4, 7-5, 5-7, 6-3 në një sfidë që ka zgjatur katër orë e 38 minuta. Cilic do të përballet me fituesin e çiftit Gonzalez-Rodik.

Në turneun e femrave vazhdon paraqitjet e mira ish-numri një i botës, Xhastin Henin. Tenistja belge mposhti 7-3, 1-6, 6-3 bashkatdhetaren Janina Uikmajer. Në raundin tjetër ajo gjen përballë rusen Nadia Petrova, e cila nga ana e saj, pasi eliminoi Kim Klajsters, mundi edhe numrin tre të botës Zvetlana Kuznetsova.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *