Home / Sport / Austriaku Shlirencauer fiton garën e kërcimeve me ski

Austriaku Shlirencauer fiton garën e kërcimeve me ski

Në ditën e dytë të garave të kërcimeve me ski që u mbajtën të dielën në Bad-Miterndorf të Austrisë, ka triumfuar garuesi vendës Gregor Shlirencauer, para sllovenit Robert Kranjec dhe finlandezit Hari Oli që u rendit në vendin e tretë.

Shlirencauer, i cili ka marrë kryesimin në plasmanin e përgjithshëm nga zvicerani, Simon Aman, që sot u rendit i pesti, ishte bindshëm më i miri duke arritur gjatësitë prej 203.5 dhe 205 metra. Kranjec arriti gjatësitë prej 198.5 dhe 204.5, derisa Oli arriti gjatësitë 199.5, përkatësisht 200.5 metra.

Rezultatet:

1. G. SCHLIER(Austri) 401,7 pikë 203,5/205,0
2. R. KRANJEC (Slloveni) 392,6 pikë 198,5/204,5
3. H. OLLI (Finlandë) 388,0 pikë 199,5/200,5
4. M. KOCH (Austri) 386,4 199,5/200,0
5. S. AMMANN (Zvicër) 376,7 196,0/195,0

Plasmani pas 12 garave

1. G. SCHLIERENZAUER (Austri) 796 pikë
2. S. AMMANN (Zvicër) 794
3. A. KOFLER (Austri) 587
4. W. LOITZL (Austri) 483
5. T. MORGENSTERN (Austri) 478

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *