Home / Lajme / Maqedoni / Autosalonet në panikë për importin e veturave të vjetra

Autosalonet në panikë për importin e veturave të vjetra

25 janar
Gruevski i është kundërpërgjigjur edhe vlerësimeve kundërthënëse. “Ne nuk kemi sjellë vendim por vetëm kemi thënë se do të bëhet analizë. Për dikë ndoshta një “golf 4” rreth 10 vite i vjetër është veturë e shkatërruar, por për mua jo”, ka theksuar Gruevski. Kryetari i LOEM, Zllatko Kalenikov ka theksuar se Maqedonia ka park të vjetëruar të veturave dhe se ata do të japin vërejtjet dhe kundërargumentet për masën e propozuar qeveritare për importin e veturave të vjetra.

Qeveria është e vendosur për miratimin e vendimit për sjelljen dhe doganimin e veturave të vjetra deri në 13 vite, edhe përkundër reagimeve që vijnë nga pronarët e salloneve për shitjen e automobilave të reja.

Shoqata që përfaqëson autosalonet ka bërë të ditur se me këtë vendim të paralajmëruar të Qeverisë, Maqedonia do të krijohet një varrezë masive e veturave të vjetra dhe se do të importohet bërlloku i veturave nga vendet e Bashkimit Evropian.

Vërejtjet rreth kësaj i ka bërë edhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, e cila ka bërë të ditur se do t`ia dorëzojë kryeministrit vërejtjet e saj lidhur me vendimin e paralajmëruar. Kryeministri Gruevski paralajmëroi se Qeveria së shpejti do të miratojë vendimin për sjelljen e veturave më të vjetra nga vendet e jashtme dhe regjistrimin e tyre, pasi që sipas tij shumica e qytetarëve kanë dëshirë për të vozitur vetura më të mira.

Gruevski i është kundërpërgjigjur edhe vlerësimeve kundërthënëse. “Ne nuk kemi sjellë vendim por vetëm kemi thënë se do të bëhet analizë. Për dikë ndoshta një “golf 4” rreth 10 vite i vjetër është veturë e shkatërruar, por për mua jo”, ka theksuar Gruevski. Kryetari i LOEM, Zllatko Kalenikov ka theksuar se Maqedonia ka park të vjetëruar të veturave dhe se ata do të japin vërejtjet dhe kundërargumentet për masën e propozuar qeveritare për importin e veturave të vjetra.

Me masën e paralajmëruar qeveritare, qytetarët me të ardhura minimale apo mesatare do të mund të blejnë një veturë më të mirë në vendet e BE-së. Vendimi do të lejojë importin e veturave të vjetra deri në 13 vite apo më shumë dhe që plotësojnë standardet eko 1 dhe eko 2. Paralajmërimi është mirëpritur nga shumica e qytetarëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *