Home / Lajme / Botë / Babai dhe e bija takohen në Facebook

Babai dhe e bija takohen në Facebook

27 janar-

Një mik i Frances, duke hulumtuar prejardhjen e familjes së saj, kishte zbuluar se ajo ka një motër të quajtur Kim Macnauton – të cilën e ka gjetur në Facebook, dhe kishte zbuluar edhe arsyen pse deri me tash nuk kishte mundur të gjente babanë e saj. Në fakt, kur kishte filluar “jetën e re”, pas ndarjes nga e ëma e saj, ai e kishte ndërruar mbiemrin nga Dorset në Macnauton.

Rrjeti shoqëror në internet, Facebook ka mundësuar bashkimin e babait dhe të bijës, të cilët nuk ishin parë që 50 vjet.

Frances Simpson as në ëndërr nuk e kishte menduar se në internet do ta takonte babanë e saj, të cilin e kërkonte pas sukses me vite të tëra.

Frances i kishte pasur vetëm 3 vjet kur prindërit e saj ishin divorcuar, ndërsa babai i saj Tony, e kishte braktisur shtëpinë. Me vite të tëra ajo e kishte kërkuar pa sukses babanë e saj, dhe kurrë nuk e kishte humbur shpresën se një ditë do të bashkohej me të.

Një mik i Frances, duke hulumtuar prejardhjen e familjes së saj, kishte zbuluar se ajo ka një motër të quajtur Kim Macnauton – të cilën e ka gjetur në Facebook, dhe kishte zbuluar edhe arsyen pse deri me tash nuk kishte mundur të gjente babanë e saj. Në fakt, kur kishte filluar “jetën e re”, pas ndarjes nga e ëma e saj, ai e kishte ndërruar mbiemrin nga Dorset në Macnauton.

Fillimisht ajo kishte rënë në kontakt me motrën e saj nga ana e babait, Kim 19-vjeçare, e cila më pas e kishte pyetur nëse dëshiron të flasë me babanë – dhe Frances në këtë mënyrë ka ra në kontakt me Tonyn, pas plot 50 vjetësh.

Tony sot ka 72-vjet, ndërsa së fundi është bashkuar me Frances, e cila ka thënë se ndjehet shumë e lumtur në jetë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *