Home / Sport / Bajramaj-Kampionia e Futsallit

Bajramaj-Kampionia e Futsallit

Turbine Potsdam e ka fituar turneun e Futsallit në Gjermani, DFB Cup Hall. Kontribut të madh në këtë triumf të ekipit të tij dha edhe futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj. Njëherësh, “Lira” u shpall edhe futbollistja më e mirë e turneut.

Me gjashtë fitore në po aq ndeshje, ekipi Turbine Potsdam, në të cilën luajti edhe futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj, e ka fituar turneun e Futsallit në Gjermani, DFB Cup Hall.

Kjo ishte hera e pestë që skuadra e Bernd Schroder e fiton këtë trofe, ndërsa i treti rresht. Ky ishte një fillim viti triumfues për sulmuesen kosovare dhe për shoqet e saj të skuadrës.

Fatmire Bajramaj e shënoi njërin nga tre golat e Turbine, në finale kundër Bayern Munchen, të cilën Potsdam e fitoi 3:0.

Futbollistja kosovare është zgjedhur futbollistja më e mirë e turneut, Alexandra Popp (FCR 2001 Duisburg), golashënuesja më e mirë, kurse Kathrin Langert (Bayern Munchen), portieria më e mirë.

“Jam mjaft e nderuar për këtë çmim. Sot, shumë futbolliste e kanë dëshmuar se kanë aftësi të luajnë edhe në Futsall. Ne kemi punuar shumë si skuadër, dhe ndoshta kjo e ka sjell suksesin, edhe pse kishim një konkurrencë të fortë. Ne do të shkojmë përpara, dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë me besim të plotë. Dëshirojmë të shkojmë përpara kështu”, theksoi Bajramaj.

Në ndeshjen finale kundër Bayern Munchen, të pranishëm ishin 4.341 shikues, të cilët krijuan atmosferë mjaft të mirë. “Finalja ishte ndeshja më e vështirë për ne. Është gjithmonë bukur kur fiton titull. Kemi krijuar një atmosferë të shkëlqyeshme”, vazhdoi Bajramaj.

Në ndeshjen e parë, Turbine e mposhti ekipin SG Essen-Schonebeck me rezultat 3:0. Në të dytën, Turbine fitoi 7:0 ndaj Borussia Berlin, ku gol shënoi Bajramaj. Në përballjen e tretë, Turbine e mposhti ekipin Jena me rezultat 3:1.

Në çerekfinale, Potsdam e mposhti Wolfsburgun me rezultat 4:1, kurse në gjysmëfinale ishte më e mirë se Saarbrucken, që triumfoi 2:1. Ndërsa në finale, Turbine e mundi Bayern Munchenin 3:0, derisa golin e tretë e shënoi Bajramaj.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *