Home / Lajme / Maqedoni / Banja e Katllanovës e gatshme për pranimin e pensionistëve

Banja e Katllanovës e gatshme për pranimin e pensionistëve

11 janar-
“Me hapin e këtillë të Qeverisë, para së gjithash po u afrohemi standardeve evropiane, ku është e zakonshme që shfrytëzuesit e sigurimit pensional, një herë në vit të marrin tretman të këtij lloji”, tha Petrevska.

Urim Hasipi
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, sot e vizitoi Banjën e Katllanovës, në mënyrë që të njiht me kushtet në të cilat pensionistët do ta shfrytëzojnë pa pagesë shërbimin për rekreacion klimatik të banjave, që ua mundëson Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Interesi tek pensionistët për shfrytëzimin e shërbimeve është i madh, tha Bajrami, duke theksuar se janë paraqitur dyfish më tepër nga që është paraparë, përkatësisht mbi 15 mijë. Ai u apeloi të gjithë pensionistëve që të aplikojnë, duke paralajmëruar se projekti do të shndërrohet në traditë. Afati për paraqitje është deri më datën 15 të këtij muaji, ndërsa turi i parë pritet nga mesi i muajit shkurt.

“E vetmja që duhet të bëjnë është të paraqiten në njësitë rajonale të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor dhe ta plotësojnë kërkesën”, sqaroi Bajrami.

Lidhur me kriteret, ministri i resorit theksoi se përparësi do të kenë pensionistët me të ardhura më të ulëta.

“Nga 100 pikët e mundshme, 60 fitohen nga shuma e pensionit, do të thotë sa më i ulët pensioni aq më tepër pikë, 30 pikë të ndara nga 15 për kohëzgjatjen e pensionit dhe pagesë të stazhit dhe kontributeve dhe 10 pikë për të gjithë shfrytëzuesit që marrin ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër”, tha ministri i Punës dhe POlitikës Sociale.

Svetllana Petrovska, drejtoreshë e Banjës së Katllanovës, informon se janë të gatshëm për pranimin e të gjithë shfrytëzuesve dhe se planifikojnë të pranojnë rreth një të tretën e numrit të paraparë. Ajo theksoi se kanë aplikuar 300 shtretër, por se planifikojnë, nëse marrin pajtueshmëri për ta vazhduar edhe funksionimin e shtëpisë së pensionistëve që ndodhet në afërsi të Katllanovës, me çka do të fitojnë edhe 45 shtretër.

“Me hapin e këtillë të Qeverisë, para së gjithash po u afrohemi standardeve evropiane, ku është e zakonshme që shfrytëzuesit e sigurimit pensional, një herë në vit të marrin tretman të këtij lloji”, tha Petrevska.

Qeveria ndau nga Buxheti 90.000 milionë denarë për qëndrim shtatëditor në një nga qendrat e banjave në shtet për 10.000 pensionistë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *