Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e Vicës më ambulancë

Banorët e Vicës më ambulancë

17 janar-
Ndërtimin e kësaj ambulancë banorët e Vicës e konsiderojnë si plotësim të ëndrës së tyre të vjetër.”Vica një ëndër e realizoi në bazë të ministrisë së shëndetësisë se kjo ishte ëndër se i mungonte Vicës një ambulancë në rethinën e Tetovës ardhja e ministrit të shëndetësisë Bujar Osmani, e realizoi këtë, kjo domethënë një gjë shumë e rëndësishme për Vicën dhe banorët e Vicës sepse ju ka mungu kjo”, tha Nurmian Jashari kryetar I bashkësisë lokale

Urim Hasipi

Tetovë,
Banorët e fshatit Vicë të Malësisë së Sharrit prej sot kanë ambulancën e tyre, ku do të mund të kryejnë shërbimet e shëndetësisë primare.Ambulanca e cila filloi të ndërtohet 10 muaj më parë, të dielën është përuruar nga ana e Ministrit të Shëndetësisë Bujar Osmani, zëvendskryeministrit Abdilaqim Ademi dhe deputeti po nga ky fshat Hisen Xhemaili.Ambulanca është një nga 17 sosh, sa janë paraparë që të ndërtohen në bazë të një projekti të Ministrisë dikastere dhe qeverisë.Shumica e këtyre ambulantave ndërtohet në zonat e thella malore ku qytetarët me kilometra kanë udhëtuar për të marrë shërbimet shëndetësore.

Akmbulanca pritet që ditëve në vijim të pajiset edhe me inventarin e duhur, si dhe mjekun, detyrë kjo që bië mbi Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa fondi shëndetësorë do mbulojë pagesën e mjekut jo në bazë të numrit të pacientëve por me një rrogë fikse prej afër 1300 euro.

Ndërtimin e kësaj ambulancë banorët e Vicës e konsiderojnë si plotësim të ëndrës së tyre të vjetër.”Vica një ëndër e realizoi në bazë të ministrisë së shëndetësisë se kjo ishte ëndër se i mungonte Vicës një ambulancë në rethinën e Tetovës ardhja e ministrit të shëndetësisë Bujar Osmani, e realizoi këtë, kjo domethënë një gjë shumë e rëndësishme për Vicën dhe banorët e Vicës sepse ju ka mungu kjo”, tha Nurmian Jashari kryetar I bashkësisë lokale

Ndërkaq, Ministri Osmani u shpreh se ministria që drejton ai përkujdeset që këtyre banorëve t`ju hap një dritare e ajo është që të kenë më afër ambulancën.

“Ne mundohemi që të arijmë tek qytetarët edhe në viset më të larta malore, që është një shembull tipik i një investimi të këtillë, ashtuqë do vazhdojmë edhe me projekte tjera, do futet në kategorinë e ambulancave rurale që do të thotë se fondi për sigurim shëndetsorë do të mbulon mjekun në këtë fshat me një shumë fikse pavarësisht se sa pacientë ka. Për këtë arsye ne kemi sjellur vendimin që ata të marrin një shumë fikse prej diku 1300 euro në muaj”, tha Osmani.

Ndërkaq, zëvenëskryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi uroi që sa më pak kjo ambulancë të përdoret megjithatë kur të kenë nevojë ata ta kenë më afër tyre.”Besoj se para një punë që e filluam para dhjetë muajve tani po përfundon dhe uroj që këtë ambulancë sa më pak ta përdorin banorëte Vicës”, tha Ademi.

Ndryshe, fshati Vicë, ndodhet në thellësi të Malit Sharr, me 1170 banorë, më afër 150 amvisëri.

Ndërtimim e këtyre ambulancave e realizon kompania Shaza Trans, nga fshati Sllatinë.
.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *