Home / Sport / Baptista-Inter, vetëm një hap larg

Baptista-Inter, vetëm një hap larg

Vetëm disa detaje të vogla e ndajnë mesfushorin brazilian nga marrëveshja me klubin zikaltër. Gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Në këtë opreacion, përveç parave, rihyn në lojë edhe Burdiso, kartoni i të cilit tashmë do të jetë i tëri në pronësi të klubit verdhekuq. Marrëveshja do të bëhet zyrtare gjatë ditëve të ardhshme dhe me shumë mundësi Hulio Baptista do të jetë nën urdhrat e Mourinjos duke filluar nga dita e hënë.

Interi vazhdon të këmbëngulë edhe për Aleksandër Kolarov, për të cilin i ofroi Lacios tetë milion euro, plus disa lojtarë nga skuadra e të rinjve. Presidenti i klubit kryeqytetas, Lotito, duket i pakënaqur, megjithatë duhet të marrë një vendim, duke qenë se kontrata e mbrojtësit serb skadon në fund të sezonit dhe rrezikon të largohet me parametra zero.

Ndërkohë, pas largimit të Patrik Vieirasë drejt Mançester Sitit, një tjetër lojtar duket gjithnjë e më larg zikaltërve. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Amantino Mansini, i cili është afër marrëveshjes me Olimpikun e Marsejës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *