Home / Sport / Barcelona e fortë për Sevillën – Yjet e Realit përulen në Bilbao

Barcelona e fortë për Sevillën – Yjet e Realit përulen në Bilbao

Reali kthehet për në Madrid kokulur më këtë humbje dhe duhet të përgatitet që të mërkurën të vjen në Tiranë, ku takohet në miqësore me skuadrën shqiptare, Gramozi nga Erseka, ku “ndoshta do të mund të marrë fitoren”. Ndërkohë Barcelona ishte e pamëshirshme kundër Sevillas, të cilët i mundën me rezultatin 4:0 dhe rritën epërsinë para Realit në 5 pikë.

Barcelona ka qenë shumë e fortë për Sevillën, duke e mundur me rezultat 4:0, në javën e 18-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Skuadra e Barcelonës dominoi tërë kohën dhe njëherësh iu revanshua për eliminimin në kupën e Spanjës. Barcelona në pjesën e dytë të ndeshjes ka shpërthye me gola, duke e dërrmuar rivalin. E nisi me gola futbollisti Escudé në minutëm e 49-të, duke e shtuar epërsinë 2:0 Pedro pikërisht në minutën e 70-tën. Në pesë minutat e fundit të ndeshjes, Barcelona nëpërmjet Messit shënoi dy herë. Messi në minutën e 85-të dhe atë të 90-të ka shënuar për rezultatin final, 4:0. Barcelona thellon pozitën e parë me 46 pikë, duke e lënë pas vetes Realin në pozitën e dytë me 41 pikë.

Athletico Bilbao përuli yjet e Real Madridit, duke i mundur me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 18-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Athletico dëshmojë futboll cilësorë, duke i kënaqur adhuruesit që kishin mbushur plot e përplotë tribunat e stadiumit.
Futbollisti Llorente në minutën e tretë ka shënuar golin, i cili edhe ka qenë vendimtar për të shënuar fitore të rëndësishme te skuadrës baske. Mungesa e Hinguianit u vërejtë shumë në radhët e skuadrës së Realit, në fakt pa të as që kanë mundur të bëjnë gjë. Hinguain për shkak të lëndimit ka mbetur jashtë fushës dhe kjo ishte edhe hendikepi më i madh në vijën e sulmit për madridasit. Epërsia e hershme 1:0 për baskët, ishte epërsia që i motivoi të gjithë futbollistët për lojë burrërore dhe në veçanti të mbrojtjes bunker. Sidomos portieri Iraizoz ka qenë hero i vërtetë, duke ndalë gjuajtje të forta dhe shpëtuar portën e paprekur të skuadrës së tij.
Ronaldo, Kaka, Ramos, Benzema, Alonso etj, luftuan më të gjitha forcat, por assesi të gjejnë golin e barazimit. Skuadra e Athleticos mori tri pikë të mëdha dhe që gëzoi pamasë adhuruesit e kësaj skuadre. Reali kthehet për në Madrid kokulur më këtë humbje dhe duhet të përgatitet që të mërkurën të udhëtojë për në Tiranë, ku takohet në miqësore me skuadrën shqiptare, Gramozi nga Erseka. Reali radhitet në vendin e dytë me 41 pikë, kurse Athletico e shtata me 30 pikë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *