Home / Sport / Barcelona frenohet në ndeshjen e parë të vitit

Barcelona frenohet në ndeshjen e parë të vitit

Barcelona është ndalur në barazim 1-1 nga Vilareali në ndeshjen e parë të vitit 2010, e vlefshme për javën e 16-të të Primera Division.

Kampionët e gjithanshëm të planetit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Rodriguez që në minutën e 7-të të takimit. Megjithë rastet e krijuara gjatë minutave të mbetura, rezultati mbëti i pandryshuar deri në minutën e 51-të kur miqtë barazojnë me anë të Torrijos.

Me këtë barazim Barcelona ngjitet në kuotën e 40 pikëve, 3 më shumë se Reali i Madridit i cili luan sot në transfertën e Osasunës.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara dje, Valencia arriti një fitore të vyer 1-0 përballë Espanjolit me një goli të realizuar në minutat shtesë të takimit nga Zigiç. Me këtë fitore Valencia ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Ndërkohë që Espanjoli renditet përkohësisht i 14-ti me 16 pikë.

Edhe Atletiko e Madridit e nisi në mënyrën më të mirë këtë vit, duke mposhtur Seviljan me rezultatin e ngushtë 2-1. Sevilja ishte e para që kaloi në avantazh me anë të Renatos në minutën e 44-t. Për barazimin do të mendonte vetë Dragotinoviç në minutën e 48-të, i cili shënon në portën e vet.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, kapiteni Antonio Rodriguez shënon me kokë golin e fitores për Atletikon në minutën e tretë shtesë të takimit.

Me këtë fitore Atletiiko ngjitet në vendin e 11-të me 17 pikë. Ndërsa Sevilja mbetet në vendin e katërt me 30 pikë.

Ndeshjet e tjera të javës së 16-të të kampionatit spanjoll do të zhvillohen sot.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *