Home / Sport / Barcelona merr arratinë, 3-0 ndaj Valadolid

Barcelona merr arratinë, 3-0 ndaj Valadolid

Barcelona fiton 3-0 në transfertë ndaj Valadolidit duke kryesuar me 8 pikë para madrilenëve që kanë një ndeshje më pak.Dy gola brenda një minute në pjesën e parë të shënuar nga Ksavi dhe Alves në minutat 21’ dhe 22’ i hapin udhën fitores së katalanasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 19.Në pjesën e dytë s’kishte si të mungonte edhe goli i Lionel Mesit në minutën e 56’ i cili vulosi ndeshjen.

Barcelona nuk e ka ndërmend të lëshoi kreun e tabelës, e cila si udhëtues shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Valladolidit. Havi e ka nisur me gola në minutën e 21-të, për të shtuar në 0:2 Alves pikërisht në minutën e 22-të. Barcelona furishëm ka sulmuar, duke mos lejuar rivalin për asnjë çast të rrezikoi fitoren. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Messi, futbollisti më i mirë në botë, në minutën e 56-të vulosi rezultatin 0:3. Skuadra e Barcelonës po dëshmon se është skuadër shumë e fortë dhe nuk lëshon pe qoftë në vatër të veten qoftë jashtë fushës së vet. Ajo luan lojë të bukur, kënaq adhuruesit dhe është e vendosur të mbrojë titullin e kampionit në Spanjë. Barcelona pas javës së 19-të i prin tabelës me 49 pikë dhe ka një ndeshje më shumë se Reali që është i dyti me 41 pikë. Skuadra e Sevillës shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Almerisë me golin e shënuar nga futbollisti Negredo (9′). Sevilla zë vendin e pestë me 33 pikë të grumbulluara.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *