Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Brenda gjashtë muajve të zgjidhet çështja e emrit

BDI: Brenda gjashtë muajve të zgjidhet çështja e emrit

8 janar-
Kryesia e BDI-së poashtu ka kërkuar që të intensifikohen angazhimet për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit. “Gjashtë muajt e ardhshëm të caktuar si afat plotësues nga BE duhet të shfrytëzohen në frymë të mirë dhe pozitive për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Tetovë, 8 janar – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me nënkryetarët dhe sekretarët partiak të enjten kanë vendosur që zgjedhjet brenda partiake nëpër degë dhe nëndegë të përfundojnë në afat prej gjashtë muajve, gjegjësisht deri në fund të muajit qershor.

BDI nuk arriti t’i organizojë zgjedhjet para Kongresit partiak për shkak të rrezikut për përçarje brenda strukturave partiake, mirëpo tani ka vendosur që deri në fund të qershorit të përfundojë ky proces.

Në të njëjtën mbledhje është vendosur që paralelisht me zgjedhjet brenda partiake të bëhet edhe azhurnimi dhe riregjistrimi i anëtarësisë partiake.

Kryesia e BDI-së poashtu ka kërkuar që të intensifikohen angazhimet për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit. “Gjashtë muajt e ardhshëm të caktuar si afat plotësues nga BE duhet të shfrytëzohen në frymë të mirë dhe pozitive për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

BDI si përfaqësuese legjitime e shqiptarëve në Maqedoni inkurajon palët që përmes negociatave të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët dhe në këtë proces BDI rithekson se mbështetja e partnerëve tanë SHBA dhe BE është e një domethënie të ve;antë”, thuhet në kumtesë të lëshuar nga BDI.

Në BDI kanë demantuar se janë duke zhvilluar biseda për koalicionim me Demokracinë e Re.

“Bëhet fjalë për dëshira të mjera të politikanëve që mbijetojnë vetëm duke qenë në pushtet dhe ambicie të partive politike pa platformë e ofertë për votuesit”, thuhet në të njëjtën kumtesë.

Në mbledhjen e djeshme BDI nuk ka shqyrtuar as punën e ministrave të vet në radhët e BDI-së, e as m mundësinë për rikonstruimin e tyre.
/ Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *